“Shkollat nuk janë për fëmijë të sëmurë”, drejtorët i privojnë të drejtën për t’u shkolluar 8-vjeçarit

Blertina Koka / Shëndet+

Jeta e Leos ka qenë e ndryshme nga ajo e bashkëmoshatarëve të tij. Ndërkohë që fëmijët e tjerë mësonin të hidhnin hapat e para, të ecnin, vraponin, Leo i ka kaluar 8 vite të jetës i shtrirë, nëpër spitale, me thika, allçi.

Leo Hasanllari

Dita e tij ka nisur dhe përfunduar i shtrirë, megjithatë, shpresa se do të ngrihet në këmbë nuk është venitur kurrë në sytë e tij.

Ka luftuar me jetën në salla operacioni, i është dashur t’i nënshtrohet 8 operacioneve në këmbë për shkak të një sëmundjeje të kockave, e njohur si Osteogenesis Imperfecta, e mbi të gjitha, i është dashur të durojë një dhimbje të paimagjinueshme e të shpeshtë.

Pas disa fushatave të bamirësisë, prindërit siguruan paratë për kryerjen e një operacioni në Greqi dhe ndjekjes së disa terapive intensive për forcimin e kockave.

Por, pavarësisht kësaj beteje, që duket se djali po e fiton, sfidat për Leon nuk mbarojnë këtu. Atij i privojnë tani një nga të drejtat më themelore, edukimin.

Shkollat shqiptare nuk e pranojnë Leon në shkollë. 8-vjeçari nuk do të mund të shkojë në klasë të parë, si të gjithë bashkëmoshatarët e tij, pasi, sipas drejtorëve të shkollave, “shkollat nuk janë për fëmijë të sëmurë”.

E indinjuar nga kjo pamundësi, e ëma e djalit ka bërë një postim në Facebook, ku shpreh shqetësimin e saj si nënë. Ajo thotë se  nga shumë drejtues shkollash që ka takuar, njëri prej tyre i është drejtuar me fjalët, “kur ke fëmijë të sëmurë, mos e ço në shkollë, por mbaje në shtëpi”!

Këtë vit me Leon vendosëm të shkonim në shkollë në klasë të parë. U interesuam në shumë shkolla, madje dhe në shkolla private, ku njëra prej tyre ishte “Mrekullia”. Më shumë për shkak të kushteve që mundësojnë ato shkolla, sepse unë nuk mund ta çoj dot Leon në krahë në shkollë dhe kur bie shi atij i duhet një ambient i ngrohtë. Normalisht çdo gjë do paguhej ashtu si për fëmijët e tjerë, nuk kërkuam gjë falas, por drejtorët të të tregojnë derën dhe të të thonë që kur ke fëmijë të sëmure mos e ço në shkollë fare, por mbaje në shtëpi, se shkollat tona nuk janë për fëmijë të sëmure dhe unë e kam biznes privat dhe bej ç’të dua me të, vetëm këtu në Shqipëri gjen. I bëj thirrje ministres së Arsimit dhe kryetarit të Bashkisë të bëjnë diçka dhe për këta fëmijë, sepse dhe për këta fëmijë shkolla është shumë e rëndësishme, dhe nuk kanë përse të privohen të drejtat e tyre vetëm sepse ata ndodhen në një fatkeqësi 

 

Postime të ngjashme

"Shet produkte të rrezikshme"- Komisioni Europian gjobit TEMU-në me 200 mln dollarë
8 fruta me përmbajtje të ulët sheqeri
Shpërthimi i Ebolas, OBSH shpall emergjencë globale
“Sterilizimi”/ Shtyhet gjyqi për ish-ministrin Ilir Beqaj, ja kur do të mbahet seanca e radhës
Asambleja e OBSH, ministrja Sala prezanton prioritetet e Shqipërisë në shëndetësi
'Çohu o dreq mos bëj si e sëmurë'/ Infermierja te Psikiatria keqtrajton pacientët, reagon QSUT: Rast i papranueshëm, janë marrë masa për punonjësen
Mashtronin njerëzit me ilaçe false për sëmundje të rënda, goditet rrjeti kriminal që operonte në 15 shtete të Europës
Shkarkohet drejtori i Fondit të Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor! Ja kush emërohet