Shkon në spital me grip, kthehet me një dorë dhe pa këmbë

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Blertina Koka

E mendoi si grip të lehtë, por rezultoi të ishte një sëmundje më e rëndë, që i mori njërën dorë dhe dy këmbët. Duket si një histori e trilluar, po në fakt është e vërtetë.Mark Camamile.

33-vjeçari Mark Camamile, prind i dy fëmijëve, ishte në punë kur filloi të ndihej keq dhe të kishte vështirësi në frymëmarrje. Ai shkoi menjëherë në shtëpi, ndërkohë që gjendja e tij po përkeqësohej, dhe filloi të marrë një ngjyrë të çuditshme në lëkurë.

Kur u dërgua në spital, mjekët zbuluan se ai vuante nga pneumonia, që ishte zhvilluar në një formë të rrallë septikemie, dhe e vendosën menjëherë në koma të induktuar.

Ashtu pa ndenja ai u transferua në një tjetër spital, ku iu nënshtrua një operacioni në të dyja këmbët.

Kur u zgjua pas katër javësh nga koma, i mbuluar nga fashat, ai për pak sa nuk pësoi një goditje tjetër kur mësoi se i kishin prerë dorën e djathtë dhe dy këmbët për të shpëtuar jetën.

Tashmë ai ka këmbë e duar me protezë, por familja po përpiqet të mbledhë fonde për t’i vendosur gjymtyrë robotike.

Burimi: Mirror / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?