Studimi: Papiloma virus (HPV) mund të merret pa kryer marrëdhënie seksuale!

Përgatiti për gazetën “Shëndet+”: Elena Beta

hpvPapilloma virus (HPV) është një sëmundje seksualisht e transmetueshme dhe forma më e zakonshme e saj është infeksioni.  HPV mund të shkaktojë gjithçka nga lythat në lëkurë e deri tek lythat gjenitale, duke e bërë atë një virus të rrezikshëm për shëndetin.

Studimi i ri ka gjetur se kjo sëmundje jo domosdoshmërisht mund të merret nëpërmjet marrëdhënieve seksuale. Studimi, i cili u botua në revistën “Shëndeti Seksual”, ka analizuar 51 studime të kryera për HPV. Në mesin e gjetjeve, studiuesit zbuluan se HPV mund të gjendet në traktin gjenital të 51 për qind të femrave të virgjëra.

Si është e mundur? Shkencëtarët thonë se transmetimi mund të ndodhë nga kontakti i duarve me organet gjenitale ( masturbim, ose edhe vetëm duke prekur zonën gjenitale), por ata gjithashtu gjetën se HPV mund të merrej në mjedise mjekësore dhe publike, ku pacienti mund të jetë në kontakt .

Ndërsa kjo tingëllon tronditëse, Michael Cackovic, gjinekolog në Qendrën Mjekësore Universitare “Ohio State Ëexner”, mendon se këto gjetje nuk janë befasi e madhe.”Ka mbi 100 lloje të HPV, të llojeve të ndryshme që ndikojnë në indet e ndryshme,” thotë ai. Megjithatë, Cackovic vë në dukje se llojet e HPV që shkaktojnë lytha në lëkurë, nuk janë të njëjta me ato që shkaktojnë lythat gjenitale apo kancerin e lëkurës.

Burimi: .glamour.com/shëndeti.com.al

Postime të ngjashme

Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Ja pse ndodh paraliza e gjumit, sipas mjekëve
A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet
7 shenja që tregojnë se jeni më të zgjuar nga sa mendoni
4 perime vjeshte që luftojnë inflamacionin
Siguria në kuzhinë: 6 gabime që duhen shmangur
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Lëngu i shegës: Pse duhet të jetë në dietën tuaj