Një shoqen time kur bëri pap test para 6 muajsh i doli çdo gjë e pastër. Kurse e ribëri, e nxorën me virus cis1 dhe cis2, por nuk
na thonë saktësisht se çfarë është dhe nga shkaktohet. Ju lutemi mund të na e shpjegoni se jemi shumë në ankth. Jetojmë në Greqi dhe gjuhën e doktorëve nuk e kuptojmë. Kurohet? A ka shpëtim? Se me sa kam kërkuar, është në familjen e tumoreve.
Përgjigjja nga mjeku gjinekolog Rustem Celami
Për Pap Testin, duhet bërë Analiza e HPV-së për të parë nën tipet dhe të bëhet një pap test tjetër ku të lexohet nga një mjek tjetër. Teorikisht, pasi bëhet një pap test dhe del CIN 1 apo CIN 2 që janë faza para malinje. Duhet vlerësuar dhe krahasuar me testin e parë, sa kohë ka diferencë, dhe pastaj bëhet kolposkopi ose pap test i dytë. Por sot në Perëndim po kërkohet të bëhet analiza e HPV, sepse ka shumë nëntipe si virus dhe vetëm disa nëntipe shkaktojnë kancer të qafës së mitrës.


