Blerina Bombaj, dietologe
- 0,5 kg asparag
- 1/4 filxhan vaj ulliri
- 1 lugë të madhe gjalpë të freskët
- 2 vezë të ziera
- 2 lugë të mëdha majdanoz të freskët të grirë
- 1 lugë të vogël rigon
- lëngun e 1/2 së një limoni si dhe lëkura e tij e grirë
- Kripë, piper
Përgatitja:
- Vendosni në një tigan vajin e ullirit në zjarr mesatar
- Sapo të nxehet i shtoni shpargët dhe i gatuani sa të zbuten. (2-3min nëse janë të hollë, 5-7 minuta nëse janë të trashë).
- Ulni zjarrin dhe i shtoni gjalpin e freskët. I përzieni
- Sapo gjalpi të marrë ngjyrë kafe, i hidhni lëkurën e limonit, erëzat dhe lëngun e limonit.
- I thërrmoni vezët e ziera përsipër dhe i shërbeni të ngrohtë.
Të rejat e fundit mbi shpargun
Shpargu, kohët e fundit është veçuar për përmbajtjen e tij të kënaqshme në një karbohidrat shumë të çmuar që quhet “inulin” dhe që sjell përfitime të mrekullueshme për aparatin tretës. Vetëm dy ushqime janë njohur deri më sot të përmbajnë “inulinë”, ato janë rrënja e cikores dhe agjinarja e Jeruzalemit. Tashmë, listës i është shtuar edhe shpargu./ Shendeti.com.al


