Shpargu, ja pse është i mirë për stomakun, dhimbjen e zorrëve dhe dhimbjet muskulare

Nga Hysni Dankshi, mjek alternativ

Shpargu: është një nga zarzavatet më të famshme që përdoret gjithashtu si një bimë mjekësore që në kohët antike.

shparhuNjë mjek alternativ thotë  për shpargun se është një nga uhqimet më të mira për stomakun, e përmirson atë dhe qetëson dhimbjen e zorrëve, përdoret si afrodiziak dhe si diuretik, ul dhimbjen në veshka dhe dhimbjet muskulare. Kjo bimë, ndihmon shumë në organet gjenitale femërore për t’u tonifikuar dhe ndihmon gjithashtu për të rritur pjellorinë te gratë.

Përbërësit: Steroide glikoside, flavonoide dhe asparagine.

Veprimi: Diuretik, ndihmon në tretjen laksativ, burim i acidit folik dhe seleniumit.

Pjesët që përdoren:

Degët e bimës: janë më pak efektive sesa rrënja, por përdoret më shumë sukses në rastet me ciste, mbajtjet e lëngjeve gjatë ciklit menstrual dhe në rastet me edemë të lëhtë pas konsumimit të shpargut ndihet një aromë e vecantë në urinë që i dedikohet pranisë së shpargut që kristalizohet për të formuar metolin.                                                                                                            

Rrënjët e llojit shparagut përdoren për shenjat e dëmtimit të veshkave dhe impotencës. Këto, gjithashtu mund të përdoren për të rifutur lëngjet në organizëm dhe për të rregulluar ekuilibrin e tyre, në rastet me kollë të thatë dhe kapsllëk.

Kërcellet e freskëta mund të konsumohen 2-3copë në tre vakte në ratet me infeksione urinare, ciste si dhe në rastet më kyce të këmbës së enjtura.

Rrënjët: të bëra pluhur mund të merren 3gr në ditë me qumësht ose me ujë për të stimuluar sistemin riprodhues femëror sidomos, në rastet kur dëshirojnë të rrisin pjellorinë.

Tinktura (lëngu):mund të shtohen pjesë të barabarta të një vaji dhe të përzihen mirë, përdoret për të lyer artikulacionet e ngrira dhe qetësuar spazmat e muskujve.

Dekokti (përzierja): përdoret i kombinuar me xhenxhefil për kollën e qëndrueshme dhe të vazhdueshme që në përgjithësi ndjek gripin.

 

Postime të ngjashme

Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e plagëve dhe pezmatimeve të lëkurës
5 ushqimet më të mira për lehtësimin e dhimbjeve të stomakut
6 ushqime që ulin sheqerin në gjak në mënyrë natyrale
5 ushqime shumë të rëndësishme për përmirësimin e shëndetit mendor
5 fruta që ndihmojnë në pastrimin e mëlçisë
Qershitë – Fruti i vogël me fuqi të mëdha
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit