Shpella e Zezë e Pëllumbasit, një destinacion turistik në kryeqytet

Ilma Lamçe

Shpella e Zezë e njohur ndryshe edhe si shpella e Pëllumbasit (650 m mbi nivelin e detit), është cilësuar si një nga shpellat karstike dhe vendbanimet prehistorike më të rralla të Shqipërisë (shpallur monument natyre në vitin 2002).

Skeletet e gjetura në këtë shpellë, sipas Muzeut të Shkencave të Natyrës në Universitetin e Firences, i përkasin ariut të shpellave (Ursus Speleaus), që ka jetuar  400.000 deri 10.000 vjet më parë. Në të gjithë Evropën janë vetëm pesë shpella të tilla.

Kjo shpellë karstike ndryshe nga shpellat e ngjashme në Evropë ka dhe mbetje të kulturës njerëzore që sipas Institutit të Arkeologjisë i përkasin periudhës nga Paleoliti deri në periudhën e Mesjetës së Hershme. Mendohet që shpella ka qenë e banuar që në fillimet e shoqërisë njerëzore, rreth 30.000 vjet më parë.

Ajo është e mbushur me mikroforma të shumta të relievit nëntokësor karstik me bukuri te rrallë dhe vlera të veçanta turistike.

Postime të ngjashme

Dita e 40-të e protestës, qytetarja: Në spitale s’ka ilaçe, por japin 4 mln euro për një këngëtar
Sfidat në trajtimin e ngacmimit seksual në vendin e punës: nevojiten mekanizma më efektivë për mbrojtjen e viktimave
Ngacmimi seksual në vendin e punës: Sfidat e shoqërive tradicionale dhe moderne përballë një fenomeni global
Etika dhe respekti si themeli i një mjedisi pune të shëndetshëm
Pse krijimi i një kulture pune të bazuar në respekt dhe barazi duhet të kthehet në prioritet për çdo punëdhënës
FOTO/  Kush është mjeku 72-vjeçar që akuzohet për abuzim seksual, Nikolla Nunka pezullohet nga detyra deri në përfundimin e hetimeve
Shenjat fizike që paralajmërojnë për probleme shëndetësore
Ngacmimi seksual dhe kultura e heshtjes