Shpërthen epidemia e gripit të qenit në SHBA

Një epidemi e gripit të qenit ka shpërthyer në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ekspertët këshillojnë të gjithë personat që kanë një qen në shtëpi, të shkojnë ta vizitojnë, pasi  kjo epidemi po përhapet shumë shpejt, duke vënë kështu në rrezik jetën e kafshëve.qen

Gripi i qenit shkaktohet nga virusi H3N2, i cili përhapet menjëherë nga kontakti mes kafshëve shtëpiake. Virusi, që mund të transmetohet edhe tek njerëzit, është shfaqur për herë të parë në Korenë e Jugut në vitin 2007, dhe më pas u përhap në Tajlandë, Kinë dhe SHBA. Që nga ajo kohë, mbi 2000 kafshë shtëpiake në rreth 40 shtete janë infektuar nga ky virus.

Për shkak të temperaturave shumë të ulëta, rastet me gripin e qenit po rriten dita ditës. Simptomat e para të gripit të qenit janë: kollitje, temperaturë, probleme me frymëmarrjen, mungesë oreksi, vështirësi me gëlltitjen, teshtima etj. Këto simptoma zakonisht nuk zgjasin më shumë se 10 ditë, por në raste të rralla, mund të shkaktojnë sëmundjen e pneumonisë. Për të shmangur përhapjen e këtij virusi, veterinerët këshillojnë që të pastroni të gjitha objektet që janë prekur nga qeni i infektuar, dhe ta mbani atë larg kafshëve të tjera shtëpiake.

Përshtati për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka

Postime të ngjashme

7 simptoma të goditjes nga të nxehtët që duhet t’i dini patjetër
Grip me temperaturë 40 gradë! Të miturit po e kalojnë më rëndë. Problem kolla e zgjatur
Virozat “mbërthejnë” Shkodrën, në një javë mbi 500 pacientë me shenja gripi
Gripi prek masivisht fëmijët dhe të rriturit në Elbasan, qindra persona çdo ditë në urgjencë! Pediatrja: 100 të mitur vizitohen çdo ditë, 45 të shtruar
Gripi rrit rrezikun e ishemisë me 40%, kurat natyrale si të trajtoni virozat
gripi
Sëmundja e gripit: Sa zgjat tek një i rritur?
Këto ushqime do t'ju ndihmojnë të mbroheni nga ftohja dhe gripi
Vlorë/ Gripi e virozat, shtohet fluksi në qendra shëndetësore! Apeli i mjekut: Bëni vaksinën!