Ky ilaç popullor është një metodë tradicionale që është përdorur që kohë më parë për kurimin e disa sëmundjeve dhe për përmirësimin e sistemit imunitar. Përbërësit e kësaj recete janë tepër efektivë dhe të dobishëm në luftimin e sëmundjeve të ndryshme. Por një nga të mirat kryesore të këtij ilaçi popullor është se ndihmon në uljen e nivelit të kolesterolit të keq dhe normalizimin e presionit të lartë të gjakut.
Përbërësit: 1 thelpi hudhër e grirë, 1 lugë gjelle lëng limoni, 1 copë xhenxhefil i freskët i grirë imët, 1 lugë gjelle acid malik, 1 lugë çaji mjaltë.
Përgatitja: në një kavanoz qelqi futni të gjithë përbërësit dhe lëreni përzierjen të qëndrojë në frigorifer për 5 ditë. Përdoreni këtë ilaç popullor çdo ditë në para mëngjesit dhe darkës. Mos e konsumoni më shumë se 2-3 herë në ditë. Rezultatet pozitive do të jenë të dukshme pas një jave. Ky trajtim do të zvogëlojë në mënyrë efektive nivelin e kolesterolit të keq dhe do të normalizojë presionin e lartë të gjakut.
Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi/ Burimi: natureandhealthy


