Shpiket lëkura bionike që mund të zbulojë tumorin

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka

Lëkura është organi më i madh në trupin e njeriut. Ajo mund të konsiderohet si rrugë komunikimi midis trurit dhe pjesës tjetër të botës. Imagjinoni sikur lëkura të komunikojë gjithçka që ndodh brenda trupit të njeriut. Ajo mund të informojë kirurgët kur diçka nuk shkon me trupin, ose të diagnostifikojë sëmundje vetëm nëpërmjet sensit të prekjes.lekura bionike

Një gjë e tillë po bëhet realitet nga shkencëtari Takao Someya nga Universiteti i Tokios. Someya ka shpikur një lëkurë bionike ose elektronike që ka potencialin t’i dhurojë fuqi të reja ndjeshmërisë së trupit. Është e lehtë si një pendë dhe tejet i fortë, dhe mund të ndryshojë një ditë fushën e mjekësisë.

Someya shpreson që në të ardhmen mjekët të kenë mundësi të veshin dorezën e krijuar nga teknologjia e tij dhe të arrijnë të zbulojnë tumorin në gjirin e gruas thjesht duke e ndjerë atë. Me këtë mënyrë nuk do të jetë më e nevojshme të kryhen skanime dhe ekzaminime, dhe tumoret mund të zbulohen më herët gjatë kontrolleve rutinë.

Kjo lëkurë elektronike që vishet mund të ngjitet në trup ose të qepet tek rrobat, dhe mund të përdoret për të monitoruar shenjat jetësore. Ajo mund të ndihmojë gjithashtu mjekët të parashikojnë sulmet e zemrës thjesht duke monitoruar shenjat e këtij organi. Someya shpreson që kjo gjë të mundësohet brenda pak viteve të ardhshme.

Burimi: CNN / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?