Shpiket prezervativi që ndërron ngjyrë kur bie në kontakt me IST-të

Prezervativët pretendohet të na mbrojnë nga infeksionet seksualisht të transmetueshme (IST), por edhe nga shtatzënia e prezervativpadëshiruar. Por të gjithë e dimë se ato s’mund të jenë 100% të sigurta nëse partnerët s’janë të sinqertë me njëri-tjetrin. Fatmirësisht, dy adoleshentë e kanë gjetur zgjidhjen.

Një prezervativ i dizenjuar për t’i ndihmuar njerëzit që të dallojnë nëse partneri i tyre ka apo jo një IST. Dhe s’do të ishte keq ta kishit në shtëpi. Sepse ky prezervativ ka një indikator dhe ndryshon ngjyrë në varësi të bakteres apo infeksionet që zbulon. Kështu do të bëhet jeshil për klamidian, i verdhë për herpesin, vjollcë për virusin HPV dhe blu për sifilizin.

Në të vërtetë, në një botë ku seksi rastësor është shumë i pranishëm, ky ruajtës do të ishte shumë i dobishëm. Madje, shumë i mirë pasi i bën që ta ruajnë veten. Me shpikjen e tyre adoleshentët kanë fituar edhe Çmimin për Teknologjinë Adoleshente për vitin 2015./ Shëndet+

Postime të ngjashme

Pajisjet mjekësore të bazuara në substanca - Një kategori e re produktesh terapeutike
Përfitimet e lëngut të Aloe Verës për shëndetin: Çfarë thotë shkenca
Jam mjeke – ja pse nuk duhet të urinosh KURRË në dush
Testi i thjeshtë që zbulon në pak minuta nëse një fëmijë ka autizëm
Inxhinierët mjekësorë zhvillojnë stimuluesin kardiak aq të vogël sa mund të injektohet përmes një shiringe
Njerëzit kanë një set të tretë dhëmbësh dhe mjekësia e re mund t'i ndihmojë të dalin
Robotë shtatzënë? Shpikja e radhës e Inteligjencës Artificiale, që sfidon kufijtë e njerëzores
hiv aids
Mjeku infeksionist Arjan Harxhi: OBSH në 2023 e ka deklaruar HIV/AIDS sëmundje jovdekjeprurëse