Shpresë për të sëmurët me parkinson

Realizohet për herë të parë implantimi i një pajisjeje në trurin e pacientit e cila ndihmon në reduktimin e shenjave klinike të sëmundjes.

Mentor PetrelaTë sëmurët me parkinson, që janë në stad të avancuar të sëmundjes dhe medikamentet nuk japin më efekt, kanë një mundësi të re për përmirësimin e cilësisë së jetës.

Ekipi i mjekëve të Shërbimit të Neurokirurgjisë në Qendrën Spitalore Univesitare ka mundur të realizojë për herë të parë implantimin e një pajisjeje në tru, e cila ndihmon në reduktimin e shenjave klinike të sëmundjes.

Një javë pas implantimit të këtij pacemaker-i, pacienti thotë se ndihet më mirë. Trajtimi kirurgjikal për të sëmurët me parkinson është një pjesë e zgjidhjes së problemit. Shefi i Shërbimit të Neurokirurgjisë, Profesor Petrela, tregon se ky projekt i vënë në jetë një javë më parë, ka kërkuar 15 vite punë dhe përgatitje nga ana e stafit të tij.

Shqipëria ka prevalencë të lartë të sëmundjes së Parkinsonit, ndaj dhe realizimi i këtij implantimi është shumë i rëndësishëm. Aktualisht në rajon kjo ndërhyrje realizohet vetëm në Shqipëri, Greqi dhe Kroaci./ QSUT

Postime të ngjashme

QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet
Raporti i TFL: Probleme me kostifikimin e shërbimeve dhe raportimin e efektivitetit të shpenzimeve
INSTAT: Bien vizitat për fëmijët dhe nënat në konsultore në 2025! Ja arsyeja
Ish ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj mbërrin në GJKKO
U plagos me plumb gome në sy gjatë protestës, MSHMS: Erjon Vishkulli kalon me sukses operacionin në Romë
Check-up falas për qytetarët, por sa kushton për buxhetin e shtetit?
Minutat e errësirës dhe paniku për jetën e pacientëve! KLSH zbulon faktin e rëndë, Trauma ka vetëm 1 gjenerator në punë dhe pa servis