Shtatzënë, mund të kryej marrëdhëniet seksuale

shatzane 2

Jam një grua 26 vjeçe (jam shtatëzënë në javën e 10) dhe desha t’ju pyes nëse janë të lejuara marrëdhëniet seksuale gjatë shtatzënisë?
ENKELJEDA
Për shqetësimin tuaj kemi pyetur mjeken gjinekologe, Kozeta Mustafaraj:
“Së pari dua të sqaroj se marrëdhëniet seksuale gjatë shtatzanisë janë të lejuara dhe të këshilluara vetëm nëse shtatëzania juaj zhvillohet në terren të shëndetshëm. Marrëdhëniet në pozicionet e përshtatshme janë të këshillueshme deri në fund të shtatzënisë, pasi ndikojnë dhe ndihmojnë në gjendjen psikologjike të gruas. Por gjithësesi duhet pasur kujdes në evitimin e infeksioneve, të cilat janë të dëmshme si për shëndetin e gruas, ashtu edhe të fëmijës. Prandaj duhet të konsultoheni me mjekun tuaj gjinekolog, që ju ndjek”.

 

 

Postime të ngjashme

Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Si mund të humbasë peshë në mënyrë të shëndetshmë një person obez?
Çfarë ndodh me foshnjën nëse diabeti i shtatzënisë nuk mbahet nën kontroll
Obeziteti gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të ndikojë në shëndetin e fëmijës
Sheqeri i lartë në gjak gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të mbahet nën kontroll
Mjekja tregon keqkuptimin më të madh në lidhje me obezitetin
Pse qumështi i gjirit është kaq i rëndësishëm për shëndetin dhe zhvillimin e foshnjës