Shuhet mjeku pediatër Polikron Çelo

Dr. Polikron Çelo duke folur për “Shëndet+”

E sotmja është një ditë e dhimbshme për Mjekësinë shqiptare, për të gjithë ne! Është ndarë nga jeta në moshën 86-vjeçare mjeku i njohur Polikron Çela.

Pediatri i njohur ndodhej prej disa ditësh në gjendje të rëndë shëndetësore, duke mos arritur që t’ia dalë.

Të gjithë e njohim si njeriun modest, fjalëpak, i qetë, i qeshur, pozitiv dhe i këndshëm.

 Mjekësia shqiptare dhe shoqëria jonë ka humbur një personalitet, mjekë i pazëvendësueshem, puna e të cilit, shpresojmë të çohet përpara nga kolegët dhe studentët e tyre, që me aq pasion i ka mbështetur dhe përgatitur.

Lajmi për ndarjen nga jeta të mjekut është bërë i ditur nga vëllai i tij, shkrimtari Mitro Çelo.

“Ndërroi jetë doktor Polikron Çelo:

Pas një sëmundje të rëndë, ndërroi jetë doktor Polikron Çelo. Homazhet do të bëhen në Hotel “Internacional” më 12 mars, afër ish lidhjes së shkrimtarëve, nga ora 10-12:30.

Varrimi do të bëhet në Sharrë në datën 12 mars ora 13, “shkruan vëllai i doktorit, Mitro Çelo.

Gazeta “Shëndet+” ka pasur një bashkëpunim të shkëlqyer me dr. Polikronin.

U shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe kolegëve të profesor Çelës dhe jemi pranë tyre në këto momente të vështira të humbjes së njeriut të dashur.

Më poshtë gjeni një rrëfim të dr. Polikron Çelës për Gazeta “Shëndet+”, i cilit flet për jetën e tij në shëndetësi, për marrëdhënien me fëmijët, me prindërit, marrëdhënien me vajzat, marrëdhënien e veçantë me pediatrinë, së cilës i dha shumë, edhe pse ai me modesti thotë: “Kam bërë vetëm detyrën”.

Rrëfimi i Polikron Çelos: Pediatria është jeta ime

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni