Përshtati në shqip: Blertina Koka
Jeni ftohur dhe keni kollë? Falë vitaminave të gjendura tek karotat dhe mjalti, ky kombinim është kura ideale për parandalimin dhe trajtimin e ftohjes, kollës dhe problemeve të tjera të frymëmarrjes.
Përbërësit
- 3 ½ kupë karota (400 g)
- 5 lugë gjelle mjaltë organik (125 g)
Përgatitja:
- Fillimisht i lani karotat mirë, i prisni në copa të vogla dhe i vendosni në një enë të mbushur me ujë.
- I vendosni enën në zjarr dhe lëreni derisa të zbuten karotat.
- I hiqni nga zjarri dhe filloni t’i shtypni me një pirun ose lugë.
- Më pas e hidhni purenë e karotave në një kavanoz dhe përziejeni me 5 lugë gjelle mjaltë.
- E mbuloni kavanozin dhe lëreni të paktën 1 ditë para se ta konsumoni.
Si ta përdorni
- Merrni 4-5 lugë gjelle nga ky shurup çdo ditë për të lehtësuar kollën.
- Për ta përdorur si trajtim parandalues, mund të merrni 1 lugë gjelle nga shurupi çdo ditë.
- Nëse ju duket shumë e ëmbël, mund ta përzieni me gjysmë kupe ujë të vakët.
Mos harroni:
- Kjo kurë natyrale nuk është për njerëzit me nivele të pakontrolluara të sheqerit në gjak. Mjalti mund ta përkeqësojë edhe më shumë gjendjen.
- Nuk rekomandohet as për personat që trajtohen me diuretikë, pasi mund të rrisë efektin e tyre dhe të shkaktojë rezultate të padëshirueshme.
Ja disa nga përfitimet më të mira të karotave:
- Karotat janë një burim natyral i vitaminave A, C dhe B, të cilat njihen për rolet e tyre antioksiduese dhe mbrojtëse në trup.
- Ata përmbajnë beta-karotene, një përbërës që, përveçse është i mirë për shëndetin vizual, përmirëson edhe reagimin e sistemit imunitar kundër viruseve dhe baktereve.
- Janë të mira gjithashtu edhe për rregullimin e nivele të kolesterolit në gjak dhe eliminimin e toksinave të mbetura.
- Karotat përmbajnë edhe agjentë anti-inflamatorë, që ndihmojnë për pastrimin e rrugëve të frymëmarrjes.
Kjo, së bashku me fuqinë antibiotike të mjaltit, e bën atë trajtimin e duhur për shërimin e shpejtë të kollës dhe ftohjes.
Burimi: Step to Health / https://shendeti.com.al/


