Për të përgatitur shurupin nga qepët e kuqe ndiqni udhëzimet e mëposhtme:
Grini në copa të holla e të vogla 600 gram qepë të kuqe dhe vendosini në një litër e gjysmë ujë. Shtojini rreth 1200 gram mjaltë të papërpunuar dhe 60 gram sheqer. Kjo përzierje duhet të gatuhet ngadalë për 3-4 orë. Pasi të jetë gatuar, futeni në kavanoza qelqi dhe mbyllini hermetikisht. Kavanozat vendosini në një vend të thatë e të errët. Ky ilaç është i rekomandueshëm edhe për fëmijët. Jepini nja lugë çaji nga ky ilaç 2 herë në ditë, para buke.
Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi/ Burimi: steptohealth


