Shurupi me limon dhe xhenxhefil, për shkrirjen e dhjamit rreth barkut

Jeni duke luftuar me peshën e tepërt dhe dhjamin e akumuluar rreth belit? Atëherë kjo kurë natyrale, e lehtë për t’u përgatitur, do t’ju ndihmojë të holloni belin dhe humbni kilogramët e tepërt pa shumë mundim.

Provoni këtë shurup me limon dhe xhenxhefil për të shkrirë dhjamin.

Përbërësit

  • 130 gramë rrikë
  • 4 lugë gjelle mjaltë
  • 3 limona
  • 2 lugë gjelle kanellë
  • 2 cm rrënjë xhenxhefil

 Përgatitja

  • Qëroni dhe ndani rrikën dhe xhenxhefilin në copa të vogla. Më pas i shtrydhni.
  • Pastaj prini limonët dhe i shtoni në përzierje.
  • Shtrydheni mirë përzierjen dhe shtoni 2 lugë çaji kanellë dhe 4 lugë çaji mjaltë
  • I përzieni mirë dhe e ruani në kavanoz.

Përdorimi

Merrni 1 lugë gjelle nga ky shurup në mëngjes dhe mbrëmje. Pija duhet të konsumohet për të paktën 3 javë me stomakun bosh./ Shendeti.com.al

 

Postime të ngjashme

Çfarë është obeziteti metabolikisht i shëndetshëm dhe obeziteti metabolikisht jo i shëndetshëm
Rreth 16 milionë kg mish derri nga Brazili, BE e ndaloi, Shqipëria vazhdon të importojë me shumicë
Anulohet tenderi prej 50 milionë eurosh për hemodializën
“Nuk duhet të hani një vakt në ditë”, mjekja zbulon sekretin për një jetesë të shëndetshme për pacientët obezë
A do ta shërojë AI kancerin? Ja çfarë thotë shkenca
Pse disa njerëz përjetojnë dridhje nga kafeina, ndërsa të tjerë jo
Kostoja e shëndetit, 8% e shqiptarëve nuk përballojnë ekzaminimet, e dyta më e lartë në Europë
“Ministri e vdekjes”- Protestuesit ndalen para ministrisë së Shëndetësisë