Shurupi që pastron mushkërinë dhe kuron kollën. Mund ta përgatisni në shtëpi!

Përgatiti për gazetën “Shëndet+”: Elena Beta

shurupKarotat janë të pasura me vitaminë A, e cila ndihmon për të përmirësuar shikimin.

Janë gjithashtu të pasura me antioksidues, të cilat ndihmojnë në detoksifikimin e trupit.

Konsumimi i karotave është veçanërisht i domosdoshëm nëse vuani nga diabeti ose tensioni i lartë i gjakut.

Karota mund të jetë shumë e dobishme për të kuruar kollën e thatë, si dhe mund t’ju ndihmojë të hiqni gëlbazën nga mushkëritë.

Kur karotat përzien me ujë dhe mjaltë, mund të përfitoni një ilaç të shkëlqyer për luftimin e kollës dhe gëlbazës si tek fëmijët dhe të rriturit pa efekte anësore të njohura.

Përbërësit bazë:

  • Karota – ½ kg
  • Ujë i pastër
  • Mjaltë- 3-4 lugë çaji

Përgatitja

  • Prisni karotat në copa të vogla rrethore.
  • Vendosini ato në një tigan të mbushur me ujë dhe ziejini në sobë.
  • Pasi të vini re se karotat janë zbutur, fikni sobën.
  • Me ndihmën e një piruni shtypini karotat derisa të përfitoni një pure.
  • Shtoni mjaltë në ujë dhe përziejeni deri sa të përfitoni një masë homogjene.
  • Shurupi është gati, duhet të mbahet i ftohtë.
  • Konsumoni një lugë çaji, 3 deri 4 herë në ditë.

Do të vini re përmirësim nga ditët e para të përdorimit.

Burimi: http://earthofhealth.com/shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e plagëve dhe pezmatimeve të lëkurës
5 ushqimet më të mira për lehtësimin e dhimbjeve të stomakut
6 ushqime që ulin sheqerin në gjak në mënyrë natyrale
5 ushqime shumë të rëndësishme për përmirësimin e shëndetit mendor
5 fruta që ndihmojnë në pastrimin e mëlçisë
Qershitë – Fruti i vogël me fuqi të mëdha
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit