Shytat, çfarë shenjash shfaqin?

Jam një vajzë 18 vjeçe dhe doja të merrja me shumë informacion rreth sëmundjes së shytave. Doja të dija se çfarë shenjash kanë dhe a janë ngjitëse? Olesia

shytat 3

Për pyetjen tuaj përgjigjet mjekja infeksionsite Sabahet Dedja:

Parotiti ose siç njihen në popull shytat, karakterizohen nga enjtje e gjëndrave të pështymës dhe nganjëherë, sidomos te të rriturit, me prekje të gjëndrave seksuale, të meningjeve, pankreasit dhe organeve të tjera.

Shenjat që shfaqen janë temperatura e lartë që shkon 40-41 gradë, dridhje, dhimbje koke, të vjella, etj. Përsa i përket faktit nëse janë ngjitëse, do shtoja se infeksioni mund të transmetohet nëpërmjet sekrecioneve të pështymës. Personi i infektuar është ngjitës një javë para dhe dy javë pas shfaqjes së sëmundjes.

Shytat, pavarësisht formës me të cilën shfaqen, japin një imunitet të qëndrueshëm, që do të thotë që ato kalohen vetëm një herë në jetë. Kjo do të thotë se nëse personat që qëndrojnë pranë të sëmurit, nuk i kanë kaluar shytat, janë të rrezikuar të preken prej tyre”. 

Postime të ngjashme

A mund të jesh obez pa komplikacione shëndetësore? Ja çfarë thotë mjekja
VIDEO/ A është obeziteti i pashëndetshëm në të njëjtën formë?
Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Mjekja: Obeziteti te moshat pediatrike, kambanë alarmi
Pediatrja Lira Gjika: Pse nuk duhet ushqyer fëmija pas moshës 2 vjeç
Mjekja zbulon ushtrimet më efektive për rënien në peshë
Pse dietat e shpejta nuk ndihmojnë për rënien nga pesha
Dhjami në bark, më i keqi! Mjekja: Personat me risk të shtuar për probleme vaskulare