Si bora! Teknikat më të mira për larjen e rrobave me zbardhues natyralë

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Përbërës të thjeshtë shtëpiakë mund të përdoren që veshjet tuaj të preferuar mos të marrin ngjyrë gri, të verdhë ose të zbehtë.

Bright Side ka zbuluar disa teknika shumë të mira për zbardhjen e rrobave me zbardhues natyralë.

Për heqjen e njollave

Hidhni 2 litra ujë në një kazan dhe vendoseni në sobë. Merrni 3 limona dhe shtrydhni lëngun. Hidhni edhe një lugë gjelle kripë në ujin e nxehtë. Shtoni lëngun e limonit dhe ¼ kupë detergjentë rrobash. Lërini rrobat në ujë për rreth 40 minuta, më pas i shpëlani me ujë 2-3 herë.

Kjo teknikë është e mirë edhe për të hequr njollat e djersës në krahë ose jakë.

Për zbardhjen e rrobave të bardha

Hidhni 1 lugë gjelle sodë buke direkt në rrobën e njollosur. Prisni një limon në gjysmë dhe fërkoni me të pjesën e njollosur. Lëreni për 15 minuta, më pas e lani rrobën si zakonisht me ujë të ngrohtë.

Kjo metodë përdoret shpesh për heqjen e njollave të verdha në bluzat e bardha. Mund të bëni edhe një pastë me sodë buke dhe lëng limoni, dhe ta aplikoni në pjesën e njollosur.

Zbardhues natyral

Prisni 2 limona në feta dhe i hidhni në një legen me ujë të nxehtë. Vendosni rrobat në legen dhe i lini të njomen në ujë për rreth 40 minuta. Pasi t’i fërkoni pak i lani në makinën larëse si zakonisht.

Limonët shërbejnë si zbardhues natyralë pa i dëmtuar rrobat.

Për larjen e veshjeve delikate

Përzieni ¼ kupë detergjentë rrobash me ¼ kupë peroksid hidrogjeni dhe i hidhni tek një legen me ujë të ngrohtë. Njomni me të rrobat dhe i lini për 30 minuta, më pas i shpëlani si zakonisht.

Për të ruajtur cilësinë e rrobave, është e domosdoshme që të përdorni një detergjent të mirë. Kjo teknikë është mirë për larjen e rrobave delikate, pa pasur nevojë që t’i fërkoni e t’ju hiqet ngjyra.

Zbutës natyral për rroba

Njomni rrobat për 40 minuta në një përzierje me 4 kupa ujë dhe ½ kupë uthull. Nëse doni të hiqni njollat e djersës, hidheni uthullën në pjesën e njollosur dhe e fërkoni me kujdes me një sapun.

Uthulla e mollës nuk shërben vetëm për zbardhjen e rrobave, por edhe si zbutës natyral.

Burimi:Bright Side / Shendeti.com.al

 

 

Postime të ngjashme

5 kura shtëpiake për pickimet e mushkonjave
5 arsye pse pjeshkët nuk duhet të mungojnë në dietën tuaj
Pse duhet të hani kikirikë në mëngjes
Si ta ruani avokadon të freskët për më gjatë? Truket e thjeshta që funksionojnë
Temperaturat e larta? Ja cilat ushqime duhet të shmangni dhe çfarë të konsumoni më shumë
Kripa në ushqim: 4 truke për ta reduktuar atë pa humbur shijen
Cila është koha më e mirë për të marrë vitaminën D? Ekspertët japin përgjigje
Tre perime që ndihmojnë lëkurën të shkëlqejë dhe të duket më e shëndetshme gjatë verës