Si duken mushkëritë pasi keni tymosur 1 paketë cigare? Duhet ta shihni këtë video

Të gjithë e dimë që duhanpirja është e dëmshme për shëndetin, megjithatë, kur je i varur, duket si e pamundur heqja dorë nga ky ves i keq.

Një përdorues i famshëm i YouTube-it,  Chris Notap, ka kryer një eksperiment të thjeshtë, duke përdorur pak pambuk, për të treguar se çfarë u bën mushkërive një paketë cigare.

Në video, Notap përdor një kavanoz të mbushur me pambuk, si shembull për mushkëritë, dhe një tub thithjeje për të krijuar një shembull të personit që pi duhan.

Me një paketë cigare, si pambuku, kavanozi ashtu edhe tubat me të cilat lidhet me pajisjen e thithjes marrin ngjyrë kafe.

“Vendosa të bëj një test të vogël me pambuk për të treguar për efektet reale të pirjes së një pakete cigare dhe çfarë i shkakton gojës, fytit dhe mushkërive”, shkruan Notap.

“Dihen efektet negative të duhanpirjes në trup, megjithatë, nëse nuk jeni bindur deri tani, ja një arsye tjetër përse duhet ta lini duhanin”./ Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Spitalet rajonale nën kapacitet, 40% e shtrimeve përqendrohen në Tiranë
Rasti i pacientit në Durrës: Një alarm për aksesin e barabartë në shërbimet shëndetësore dhe dinjitetin e pacientit
Lirohet nga burgu ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj
Çfarë duhet të bëni nëse sytë tuaj thahen nga kondicioneri?
Pse na rrudhen gishtat kur i mbajmë në ujë për një kohë të gjatë?
Rasti i pacientit në Durrës, MSHMS urdhëron nisjen e hetimeve
Dietologët zbulojnë ushqimin nr. 1 që mund të rrisë menjëherë sheqerin në gjak
Shpërthimi i sëmundjes së Legjionarëve në New York, 6 viktima dhe 90 raste të konfirmuara