Si fillohet ushqimi te bebet?

Blerina Bombaj, dietologe

Foshnjat janë gati për të filluar ushqim të zakonshëm në periudhën nga 4-6 muaj, vetëm dhe vetëm kur paraqesin shenjat e duhura të cilat janë:

  • Foshnja është në gjendje të komandoj kokën anash dhe lart – poshtë.
  • Gëlltitet duke përdorur edhe pjesën e parme të gjuhës.
  • Tregon interes ndaj ushqimit të më rriturve të pranishëm.bebe

Rregullat bazë

Mosha 4-6 muaj

  • Filloni drithërat e gatshëm të pasuruar me hekur, të përgatitur enkas për këtë moshë, të shoqëruar me qumështin e gjirit ose formulës ose ujë.
  • Filloni mishin e kuq te bluar shumë imët, fasulet, zarzavatet dhe frutat të bluara në forme pureje të hollë dhe nga pak. Kjo moshë paraqet rrezik të lartë të mungesës së hekurit dhe për këtë arsye rekomandohen mishi dhe legumet.
  • Bananet, mollët e ziera, dardhat, patatet e ëmbla dhe mielli i orizit janë ndër me miqësoret si fillim.

Mosha 6-8 muaj

  • Filloni perime dhe fruta të shtypura si dhe lëng frutash të holluar, në sasi te vogla.

Mosha 8-10 muaj

  • Filloni bukë dhe drithëra të tavolinës (ushqime që konsumohen edhe nga të rriturit por sigurisht në formë të zbutur).
  • Filloni kosin.
  • Filloni copëza zarzavatesh dhe frutash të gatuara deri sa të bëhen të buta.
  • Gradualisht filloni pjesë të plota mishi, djathi, gjellësh, vezësh dhe fasule të shtypura.

Mosha 10 – 12 muaj

  • Filloni të pasuroni ushqimin me larmi më të madhe dhe gradualisht rrisni sasinë e ushqimit.

Këshilla të rëndësishme

  • Evitoni t’i jepni fëmijëve 6-muajsh lëngje të shtrydhur më shumë se 1 kupë të përzier me ujë dhe vetëm me gotë, jo me biberon.
  • Të ëmblat dhe kripa nuk kanë vend në ushqimin e një foshnje.
  • Perimet e konservuara duhet të shmangen për arsye të përmbajtjes së lartë në kripë.
  • Mjalti duhet eliminuar në mënyrë absolute nga ushqimi i fëmijës deri sa të mbushë moshën 18 muaj.
  • Evitoni qumështin e lopës deri në moshën 1 vjeç.
  • Evitoni ushqimet e pasura ne sorbitol apo me aciditet të lartë, si mollët dhe mandarinat. Mollët mund të merren pasi të kenë marrë një valë.

Ushqimet që mund të paraqesin rrezik për mbytje

  • Qershitë
  • Çamçakëzi
  • Karamelet e forta
  • Kastraveci
  • Molla
  • Karotat
  • Kikirikat, lajthitë, bajamet
  • Fasulet e plota
  • Rrushi kokërr e plotë

Këto janë rekomandimet e fundit të publikuara nga komunitetet shkencore mbi ushqimin e fëmijëve, të cilat paraqesin ndryshime të mëdha në krahasim me ato të para disa viteve, por përderisa janë publikuar, do të thotë që janë mbështetur mbi prova bindëse.

 

 

Postime të ngjashme

"Shet produkte të rrezikshme"- Komisioni Europian gjobit TEMU-në me 200 mln dollarë
8 fruta me përmbajtje të ulët sheqeri
Shpërthimi i Ebolas, OBSH shpall emergjencë globale
3 gjëra që duhet të bëni për të pasur lëkrë me shkëlqim
Zakonet që do t'ju "shpëtojnë" nga fryrja e barkut
5 mite dhe të vërteta rreth sëmundjeve venoze
“Sterilizimi”/ Shtyhet gjyqi për ish-ministrin Ilir Beqaj, ja kur do të mbahet seanca e radhës
Asambleja e OBSH, ministrja Sala prezanton prioritetet e Shqipërisë në shëndetësi