Si lidhen produktet e sqetullave (antidjersa) me kancerin e gjirit

Kohët e fundit, shumë nga sondazhet mjekësore kanë treguar se shumica e kancereve të gjirit tek femrat shfaqen në kuadratin e sipërm të jashtëm të gjirit, hapësira ku aplikohen produktet kozmetike të sqetullave. Indet e gjirit janë yndyrore dhe kjo është arsyeja pse ruhen shumë toksina në të.

sqetullaPra, në mënyrë që të pakësoni rrezikun e kancerit në gji, ju duhet të detoksifikoni sqetullat dhe të largoni papastërtitë nga trupi. Shpesh, paraqitja dhe përhapja e kancerit të gjirit është e lidhur me nivelet e estrogjenit dhe kjo është arsyeja pse ky lloj kanceri është quajtur si kanceri i varur nga hormonet.

Në antidjersa apo produkte të tjera kozmetike që përdoren për sqetullat, gjenden shumë elemente jo të shëndetshme, si paraben, propilen, triklosan, klorhidrate alumini, ngjyrues dhe toksina të tjera që ndikojnë në formimin e qelizave kancerogjene.

Shkencëtarët morën mostrat e gjirit nga 17 pacientë që vuanin nga kjo sëmundje dhe vunë re se rezultatet ishin tronditëse. Gratë që përdornin antidjersa të ndryshme kishin depozita alumini në indin e jashtëm të gjirit. Depozitat ishin më të mëdha midis zonës së sqetullës dhe gjoksit, në krahasim me pjesën qendrore të tij. Parabeni në shumicën e rasteve imiton estrogjenin dhe kjo është arsyeja pse këto produkte kozmetike mund të jenë faktor rreziku për zhvillimin e kancerit të gjirit.

Djersa ka efekte të dobishme kundër sëmundjeve dhe kjo është arsyeja pse djersitja është shumë e rëndësishme për funksionimin e trupit siç duhet. Djersitja është shumë e rëndësishme për të shmangur mbylljen e poreve nën sqetull. Produktet kozmetike si antidjersa mund të shkaktojnë tharjen e lëkurës nën sqetull.

Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi

Postime të ngjashme

Pajisjet mjekësore të bazuara në substanca - Një kategori e re produktesh terapeutike
Përfitimet e lëngut të Aloe Verës për shëndetin: Çfarë thotë shkenca
Testi i thjeshtë që zbulon në pak minuta nëse një fëmijë ka autizëm
Inxhinierët mjekësorë zhvillojnë stimuluesin kardiak aq të vogël sa mund të injektohet përmes një shiringe
Njerëzit kanë një set të tretë dhëmbësh dhe mjekësia e re mund t'i ndihmojë të dalin
Robotë shtatzënë? Shpikja e radhës e Inteligjencës Artificiale, që sfidon kufijtë e njerëzores
UNICEF: Shqipëria ka 47% të fëmijëve në varfëri ushqimore, lë pas vetëm Taxhikistanin në Europën dhe Azinë Qendrore
Jeni të shëndoshë dhe keni vështirësi për të humbur peshë? Shkencëtarët mendojnë se e dinë pse.