Si mund ta dallojmë gjakderdhjen (hemorragjinë) nga ngushtim i enëve të gjakut?

gjumePërgjigjja nga mjeku neurolog Agron Islamaj: I sëmuri që është me hemorragji, zakonisht është i skuqur në fytyrë, turbullimet e vetëdijes janë më të theksuara. Por përveç turbullimeve të vetëdijes, i sëmuri mund të ketë temperaturë të lartë dhe të menjëhershme, sepse gjakderdhja (gjaku që bie në tru) në këto raste bëhet trup i huaj dhe krijon temperaturë të lartë, pavarësisht se është po gjaku i tij.

Ndërsa në rastin e një aksidenti iskemik (ngushtim të enëve të gjakut të trurit) zakonisht të sëmurët janë të zbehtë në fytyrë. Ajo çka e diferencon nga gjakderdhja janë turbullimet e vetëdijes të cilat janë më të lehta, madje ndonjëherë individi mund të mos ketë turbullime fare.

Në të dyja rastet ajo çfarë ndodh, është paraliza (domethënë dorë-këmbë të njërës anë nuk lëvizin), përveç kësaj në të dyja rastet, qoftë në rastin e një hemorragjie apo qoftë në rastin e zënies së enëve të gjakut, kemi kriza të sëmundjes së tokës që ndryshe njihet si epilepsia vaskulare.

E përmbledhur shkurtimisht, të gjitha turbullimet e ekuilibrit, të përzierat, dhembja e kokës, zhurmat në vesh etj janë shenja jo vetëm paralajmëruese, por që tregojnë gjithashtu që ka filluar dhe një çrregullim  i qarkullimit të gjakut.

Postime të ngjashme

Mjekja shpjegon pse rënia në peshë nuk është gjithmonë në dorën e pacientit
Çfarë do të thotë të jesh i pashëndetshëm? Mjekja shpjegon faktorët që ndikojnë në shëndet
hipertensioni
Nga hipertensioni te diabeti, sëmundjet që mund të shkaktojë obeziteti
A mund të jesh obez pa komplikacione shëndetësore? Ja çfarë thotë mjekja
VIDEO/ A është obeziteti i pashëndetshëm në të njëjtën formë?
Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Mjekja: Obeziteti te moshat pediatrike, kambanë alarmi
Pediatrja Lira Gjika: Pse nuk duhet ushqyer fëmija pas moshës 2 vjeç