Nga mjekja ORL Anjeza Kuçi
Vlen të përmendet edhe përdorimi jo i përshtatshëm i antibiotikëve, sidomos të grupit të makrolideve, si gentamicina etj,
sidomos në moshat pediatrike dhe jo vetëm, për një periudhe mbi 5 ditë mjekim. Kjo këshillë vlen edhe për mjekët e përgjithshëm që abuzojnë në dhënien e antibiotikëve, që të kenë shumë kujdes në përshkrimin e recetës, ndonjëherë duke mjekuar një infeksion banal i shkaktojmë pacientit të vogël një dëmtim të parikthyeshëm të dëgjimit.
Kjo për shkak se ulja e dëgjimit te këta pacientë vihet re shumë vonë dhe diagnostikimi i tyre bëhet në fazën që ndihma e vetme është vendosja e protezës akustike apo aparatit të dëgjimit.


