Si ndikon stresi në pamjen e jashtme

“Gjëja më e mirë që mund të bëni për veten dhe pamjen tuaj, është të mësoni të menaxhoni stresin. Filloni të hani shëndetshëm, të ushtroheni rregullisht, të flini sa duhet”, thotë Xheki Damborxhein, trajner i shëndetit në qendrën “Lipman” në Nju Jork.

stres affectNëse nuk ndërmerrni këto hapa, atëherë pasojat e stresit do të pasqyrohen tek flokët apo tek lëkura juaj në mënyra që nuk do t’i donit. Ja çfarë i bën stresi pamjes suaj:

Sy të fryrë: mendimet e shumta gjatë natës do ndikojnë në krijimin e qeseve të zeza poshtë syve ditën e nesërme. Ajo që mund të bëni për t’i eliminuar, është të përdorni pjesën e mbrapme të një luge të ftohtë duke e vendosur për disa minura tek syte.  Flini 8 orë gjatë natës dhe pini çaj kamomili para gjumit.

Lëkurë e thatë: nëse jeni të stresuar, do të harroni të konsumoni sasinë e ujit që i duhet trupit duke shkaktuar tharjen e saj. Pini 8 gota ujë në ditë, pini çaj jeshil dhe hani ushqime me përmbajtje të lartë uji (kastravec, domate, pjepër).

Akne në lëkurë: stresi ndikon në shfaqjen e akneve në lëkurë, gjithashtu mund të prishë ekuilibrin e baktereve të mira dhe jo të mira në zorrë, duke stimuluar kështu shfaqjen e akneve. Përpiquni të praktikoni frymëmarrjen e thellë. Meditoni për 10 minuta në ditë. Uji, frutat dhe dieta e ekuilibruar janë kryesorë për ta luftuar stresin.

Skuqje e lëkurës: ushtrimet e frymëmarrjes, si dhe konsumimi i çajit të kamomilit mund të qetësojnë lëkurën e skuqur, por ajo që rekomandohet në raste të tilla, është konsultimi me mjekun dermatolog./Përgatiti: Elena Beta

Postime të ngjashme

Si ndikon vaji i ullirit në ngopje dhe kontroll të oreksit
A na hidraton vërtet çaji i ftohtë? Çfarë thonë ekspertët
Kafeja e mëngjesit: Çfarë i ndodh vërtet trupit tuaj kur e pini?
Noti në det: 7 gabime që duhet t’i shmangni për shëndetin tuaj
34, 60 dhe 78 vjeç! Moshat kur organizmi ndryshon më shumë
Çfarë duhet të bëni nëse sytë tuaj thahen nga kondicioneri?
Çfarë i ndodh trupit tonë kur kalojmë shumë orë në diell?
Shalqiri: 8 përfitime shëndetësore që mund të mos i keni ditur