Si ndikon tensioni i lartë tek veshkat?

Nga nefrologia Arjana Strakosha

Presioni i lartë i gjakut mund të dëmtojë enët e gjakut në veshka duke ndikuar në këtë mënyrë në uljen e funksionit të saj. Kështu, veshkat do të eliminojnë më pak produktet toksike dhe mbingarkesën në lëngje nga organizmi. Kjo mbingarkesë në lëngje mund të rrisë akoma më shumë Arjana Strakoshapresionin arterial duke krijuar në këtë mënyrë një rreth vicioz të rrezikshëm. Megjithatë, presioni i lartë i gjakut mund të jetë edhe pasojë e sëmundjeve të veshkave. Veshkat e sëmura janë më pak të afta të ruajnë presionin e gjakut në vlera normale dhe si rrjedhojë presioni i gjakut do të rritet. Përafërsisht, nëntë nga dhjetë të sëmurë me SRK kanë vlera të larta të presionit arterial.

Trajtimi i hipertensionit është i domosdoshëm për të parandaluar apo ngadalësuar progresionin e SRK, pavarësisht se cili ka qenë shkaku i sëmundjes. Përveç mjekimit me medikamente që ulin presionin e gjakut, duhet domosdoshmërisht të ndryshohet dhe mënyra e jetesës. Duhet të respektohet dieta e rekomanduar nga mjeku dhe të pakësohet sasia e kripës në ushqim. Shumica e pacientëve kanë nevojë për dy apo më shumë medikamente për të arritur vlerat e rekomanduara të presionit arterial.

Pacientët që janë në mbipeshë, duhet të ulin peshën e tyre me 7-10% gjatë vitit të parë të trajtimit të hipertensionit. Kjo rënie në peshë mund të ulë dhe problemet e tjera të shëndetit që lidhen me hipertensionin.

Mënyra më e mirë për të parandaluar sëmundjen e veshkave nga hipertensioni është një kombinim i medikamenteve me ndryshimin e stilit të jetesës, si psh: aktiviteti fizik, ruajtja e peshës trupore, mospirja e duhanit, respektim i dietës së rekomanduar nga mjeku specialist.

Postime të ngjashme

A mund të jesh obez pa komplikacione shëndetësore? Ja çfarë thotë mjekja
VIDEO/ A është obeziteti i pashëndetshëm në të njëjtën formë?
Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Mjekja: Obeziteti te moshat pediatrike, kambanë alarmi
Pediatrja Lira Gjika: Pse nuk duhet ushqyer fëmija pas moshës 2 vjeç
Mjekja zbulon ushtrimet më efektive për rënien në peshë
Pse dietat e shpejta nuk ndihmojnë për rënien nga pesha
Dhjami në bark, më i keqi! Mjekja: Personat me risk të shtuar për probleme vaskulare