Si nis ushqimi tek foshnjat në 6 muajt e parë?

Jam një nënë e re. Lexoj shpesh lidhur me çështjet shëndetësore dhe më pëlqen të di sa më shumë lidhur me shëndetin tim dhe të familjes sime. Fëmija im është 5 muajsh. Dua t’i shkëpus gjirin avash-avash dhe doja të më këshilloni se cilat janë ushqimet më të mira për të përdorur për të. Ju falënderoj!

Këshilla nga dietologia Blerina Bombaj

Foshnjat janë gati për të filluar ushqim të zakonshëm në periudhën nga 4-6 muaj, vetëm dhe vetëm kur paraqesin shenjat e duhura, të cilat janë:

  • Foshnja është në gjendje të komandoj kokën anash dhe lart – poshtë.
  • Gëlltitet duke përdorur edhe pjesën e parme të gjuhës.
  • Tregon interes ndaj ushqimit të më të rriturve të pranishëm.
  • Rregullat bazë për muajt e parë janë:

Mosha 4-6 muaj

  • Filloni drithërat e gatshme të pasuruara me hekur, të përgatitura enkas për këtë moshë, të shoqëruara me qumështin e gjirit ose formulës ose ujë.
  • Filloni mishin e kuq të bluar shumë imët, fasulet, zarzavatet dhe frutat të bluara në formë pureje të hollë dhe nga pak. Kjo moshë paraqet rrezik të lartë të mungesës së hekurit dhe për këtë arsye rekomandohen mishi dhe legumet.
  • Bananet, mollët e ziera, dardhat, patatet e ëmbla dhe mielli i orizit janë ndër më miqësorët si fillim.

Mosha 6-8 muaj

  • Filloni me perime dhe fruta të shtypura, si dhe lëng frutash të holluar, në sasi të vogla.

Mosha 8-10 muaj

  • Filloni bukë dhe drithëra të tavolinës (ushqime që konsumohen edhe nga të rriturit, por sigurisht në formë të zbutur)
  • Filloni kosin
  • Filloni copëza zarzavatesh dhe frutash të gatuara derisa të bëhen të buta.
  • Gradualisht filloni pjesë të plota mishi, djathi, gjellësh, vezësh dhe fasule të shtypura./ https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Kur duhet të konsiderojnë pacientët me obezitet trajtimin me medikamente për humbjen e peshës
Nga PMOS te disa lloje kancerash: Sëmundjet që u kanosen grave për shkak të obezitetit
Mjekja shpjegon pse vajzat dhe gratë kanë oreks të shtuar para ciklit menstrual
A ndikon obeziteti në fertilitetin e grave?
Diabeti dhe humbja e peshës: Gabimet më të zakonshme që duhen shmangur
A të çon mbipesha automatikisht në diabet? Flet endokrinologia Bariola Duro
Dietë apo aktivitet fizik? Cila është më e rëndësishme për rënien në peshë?
Kur duhet të kërkojmë ndihmë profesionale për humbjen e peshës?