Si normalizohet niveli i yndyrnave në gjak

  • sheqer ne gjakJam një grua 49 vjeç dhe prej disa muajsh mjekët më kanë thënë se kam nivel të lartë trigliceridesh në gjak. Nga analizat e gjakut më ka rezultuar se niveli i tyre është 230 mg/decilitër. Doja të dija se sa është niveli normal i tyre në gjak dhe si mund të ulen për të shkuar në vlera normale?

MIRA
Për shqetësimin tuaj kemi pyetur mjekun kardiolog Valer Manushi:

“Së pari doja t’ju sqaroja se vlera normale e triglicerideve në gjak është në kufijtë 150 mg/decilitër, por deri në 200 mg/ decilitër konsiderohet në kufij të tolerueshëm. Për sa i përket pyetjes suaj se si mund të ulet niveli i triglicerideve në gjak, mund t’ju them se përveç mjekimit, që përmban statina dhe fibrina, të cilat duhet të përdoren vetëm nën mbikëqyrjen e mjekut specialist, ju rekomandohet një stil jete i shëndetshëm që përfshin: një meny të pasur dhe të larmishme dhe aktivitet fizik, të moderuar( jo të sforcuar). Këtu përfshihet kujdesi për menunë, e cila duhet të bazohet në një regjim ushqimor të pasur me zarzavate, fruta, vaj ulliri, peshk. Ky rregjim ushqimor ka treguar se ndikon në uljen e nivelit të yndyrnave në gjak, dhe sigurisht dhe të triglicerideve si pjesë përbërëse e tyre”.

 

Postime të ngjashme

A mund të jesh obez pa komplikacione shëndetësore? Ja çfarë thotë mjekja
VIDEO/ A është obeziteti i pashëndetshëm në të njëjtën formë?
Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Mjekja: Obeziteti te moshat pediatrike, kambanë alarmi
Pediatrja Lira Gjika: Pse nuk duhet ushqyer fëmija pas moshës 2 vjeç
Mjekja zbulon ushtrimet më efektive për rënien në peshë
Pse dietat e shpejta nuk ndihmojnë për rënien nga pesha
Dhjami në bark, më i keqi! Mjekja: Personat me risk të shtuar për probleme vaskulare