Si rritet prostata me moshën?

Nga profesor Alketa Koroshi

Në jetën e njeriut ka dy periudha të rritjes së prostatës: periudha e parë është në kohën e pubertetit dhe atëherë kjo gjendër dyfishohet si madhësi. Pas moshës 25 vjeç, prostata fillon të rritet përsëri. Kjo rritje pas shumë vitesh mund të rezultojë në hipertrofinë beninje të prostatës.

Prostata e zmadhuarRritja e prostatës rrallë shkakton probleme para moshës 40 vjeç, por më vonë në moshën 60-vjeçare gjysma e njerëzve kanë simptoma të rritjes së prostatës dhe në vitet ’70-’80  të jetës gati 90% e njerëzve kanë shqetësime nga prostata.

Kur rritet shumë gjendra, cipa e saj e jashtme nuk e lë të zmadhohet, por ushtrohet presion në kanalin e urinës që kalon në mes të gjendrës duke e shtrënguar atë. Nga ana tjetër, fillon dhe shtypet nga poshtë fshikëza e urinës dhe kjo jep mosmbajtjen gjatë të urinës dhe njeriu ka ndjenjën e urinimit të shpeshtë.

Me kalimin e kohës, muskulatura e fshikëzës së urinës dobësohet dhe kur urinon, njeriu nuk nxjerr jashtë të gjithë urinën, por një pjesë qëndron në fshikëzën e urinës. Kjo urinë që ngelet pa u zbrazur, mund të infektohet e kjo sjell pasoja të mëtejshme të infeksionit urinar.

Në të vërtetë rritja e prostatës është normale gjatë plakjes, sikurse janë flokët e thinjura. Në vendin tonë çdo vit vizitohen tek mjeku për problemet e prostates afro 40 mijë vetë.

Postime të ngjashme

Mjekja pediatre: Si ta përdorni kondicionerin në mënyrë që fëmija i porsalindur të mos sëmuret
Pyet mjekun: Si t’i ndalojmë ngërçet në këmbë gjatë natës?
Pyet mjekun: A duhet të rri në regjim shtrati për dhimbjen e shpinës?
Efektet e hepatitit C në trupin tuaj, si mjekohet
A mund të pi kafe para analizës së gjakut?
Si trajtohen pacientët me HTA kur kanë dhe sëmundje pulmonare obstruktive?
Pyet mjekun: "Kam mpirje të këmbëve, a më vjen kjo për shkak të Trombofilisë Hereditare?"
Pyet mjekun: Pse ndodh urinimi i shpeshtë natën?