Si shfaqen problemet me tiroiden?

tiroide 1

Jam një vajzë 23 vjeç dhe doja të merrja një informacion në lidhje me sëmundjet e tiroides. Më konkretisht doja të dija se çfarë shenjash shfaq funksioni i shtuar i tiroides? ARTEMISA

Për shqetësimin tuaj kemi pyetur mjekun endokrinolog Flamur Mete:
“Së pari doja të sqaroja se funksioni i shtuar i tiroides jo në të gjitha rastet shfaqet me simptoma të qarta dhe specifike. Në disa raste sëmundja zhvillohet pa u kuptuar për muaj dhe vite. Ndër shenjat kryesore të janë: nervozizmi, pagjumësia, djersët, rrahjet e shpejta të zemrës, padurimi ndaj të nxehtit, lodhja, rënia e flokëve, oreksi i shtuar dhe rënia nga pesha shpejt dhe tepër.

Gjendra tiroide është e zmadhuar 2-4 herë në volum dhe po t’i vihet dora sipër shpesh dëgjohet një si trill ose gërhitje e lehtë që flet për vaskularizimin e tepërt dhe qarkullimin e shtuar të gjakut. Të sëmurët me hipertyreosis shpesh ankohen për vështirësi në frymëmarrje pas një sforcimi të lehtë, kjo si pasojë e dobësisë së muskujve të frymëmarrjes.

Ata mund të kenë shenja të dobësisë kockore nga humbjet e kalciumit dhe fosforit, kanë një dridhje fine të duarve që konstatohet vetëm kur preken nga jashtë. Lëkura si organi i rregullimit  të temperaturës së trupit, merr një rëndësi të veçantë në sëmundjen e tiroides. Në funksion e shtuar të saj, ajo është e ngrohtë, e butë dhe e njomë. Përveç shenjave të mësipërme mund të ndodh që flokët të bien shpejt dhe të thinjen para kohe. Thonjtë janë të thatë dhe në pjesët e tyre fundore fillojnë e çahen. Po ashtu i sëmuri mund te ketë ënjtje në pjesën e poshtme të kërcinjve”.

Postime të ngjashme

Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Si mund të humbasë peshë në mënyrë të shëndetshmë një person obez?
Çfarë ndodh me foshnjën nëse diabeti i shtatzënisë nuk mbahet nën kontroll
Obeziteti gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të ndikojë në shëndetin e fëmijës
Sheqeri i lartë në gjak gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të mbahet nën kontroll
Mjekja tregon keqkuptimin më të madh në lidhje me obezitetin
Pse qumështi i gjirit është kaq i rëndësishëm për shëndetin dhe zhvillimin e foshnjës