Kryefaqja Kuzhina Si ta gatuajmë peshkun?

Si ta gatuajmë peshkun?

0
Shpërndaje

Peshku është një lloj ushqimi i cili mund të përdoret në shumë mënyra edhe i gjallë e megjithatë të jetë tepër i shijshëm dhe i shëndetshëm. Shembull i lashtë na vjen nga açuga, e cila vjen e përgatitur në formë filetoje me lëng limoni dhe qepë. Ajo i ruan të paprekura të gjitha vetitë e peshkut të detit dhe ndërkohë tretet për një kohë shumë të shkurtër.

Përveç konsumimit të gjallë, është mirë që të zgjidhni gjithmonë një gatim të thjeshtë për peshkun: gatimi më i mirë është ai me avull, me letër alumini, si dhe zierja me pak vaj ulliri (i cili mund të evitohet kur peshku është i zier mirë).

Shumë të mira janë edhe erëzat aromatike të cilat i japin peshkut shijen mesdhetare.

PeshkBakalaro (peshk i madh i Deteve të Veriut, që përdoret si ushqim i thatë dhe i kripur). Për shekuj të tërë ka përfaqësuar pjatën kryesore të marinarëve në të gjithë botën. Bëhet fjalë për merlucin e tharë e të konservuar në shëllirë. Një ushqim shumë i mirë, i pasur me klorur sodiumi.

Haviari. Është ari i Vollgës. Janë vezë bli deti, që përmbajnë natrium (nuk u këshillohet pra të sëmurëve me artrit urik dhe me tension të lartë). Këshillohet të përdoret rrallë.

Peshku i detit. Skumbri, palamite, açuge, sardele, ton,(peshku-shpatë). Por kujdes, çdo trëndafil ka gjembin e vet: shumë njerëzve peshku i detit u jep gazra dhe kolit. Në raste të tilla është mirë të zgjidhen peshq të vegjël. Peshqit e mëdhenj përbajnë një sasi më të madhe mërkuri (metal i dëmshëm).

Peshqit pa yndyrë. Në këtë kategori përfshihen: gjuhëza, trofta e detit, levreku i vogël, koca: mishi i tyre është tepër i butë dhe me një tretshmëri të jashtëzakonshme (për këto veçori janë peshqit e vetëm që mund t’i jepen foshnjës që 8 muajshe). Përtej vlerës ushqyese, duhet thënë se peshqit pa dhjam rekomandohen për personat në dietë dhe duhet të ngopen. Këta peshq mbajnë shumë pak kalori: për të arritur të njëjtën sasi kalorike të 70 gramëve makarona spageti nevojiten 280 gram gjuhëz apo troftë.

gatim peshk kuzhineSalmoni. Salmoni ivërtetë, në jetën e tij përshkon mijëra kilometra nga Sargasi deri në lumenjtë e Norvegjisë. Ai që shitet, është shpesh salmon rezervati (madje edhe në Norvegji).

Merluci i thatë. Sikurse edhe bakalaro, merluci i thatë i nënshtrohet vetëm tharjes, dhe jo trajtimit me kripë. Anglezët e quajnë “stock-fish”, pra peshk i thatë.

Peshku Ton. Toni konservë është shumë i shijshëm, sidomos nëse përzihet me oriz dhe ullinj. Në krahasim me tonin e freskët, konservat përmbajnë më pak acide  Omega 3, pasi pjesa më e madhe e yndyrës që ndodhet në lëkurë, hiqet para përgatitjes së tyre.

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here