Si ta kuptoni nëse keni baktere apo parazitë kanceroz në trup

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Daniela Bardhi

Një nga simptomat më të zakonshme të qelizave kancerogjenie janë nyjet limfatike të zgjeruara të cilat mund të shkaktohen nga kanceri sidomos nëse ato paraqiten në qafë, sqetull, rreth kokës, pas veshëve, në trup etj.

viruse bakterenyjet limfatike kancerNyjet limfatike janë me të vërtetë një pjesë e rëndësishme e sistemit limfatik dhe imunitar dhe ndihmojnë në luftën kundër infeksioneve dhe sëmundjeve të ndryshme. Ato janë mjaft të vogla dhe bëjnë transferimin e lëndëve ushqyese nëpër të gjithë gjakun dhe indet. Zakonisht zgjerimi i tyre nuk shkakton dhimbje dhe prandaj nuk mund të vihen re shpejt.

Fryrja e nyjeve limfatike mund të lidhet edhe me probleme të vogla shëndetësore që nuk paraqesin asgjë serioze. Për shembull kur mund të keni dhimbje fyti nga e ftohura, mund t’ju fryhen pak nyjet limfatike në zonën e qafës. Por ndonjëherë ato mund të paraqiten edhe si shkak i inflamacioneve të rënda, dëmtimeve apo edhe kancerit.

Nyjet limfatike mund të zgjerohen në disa centimetra, deri në sa një kokërr qershi, por kur fryhen 2-3 herë më shumë se kaq atëherë mund të tregojë për një problem të rëndë shëndetësor, zakonisht për kancer. Situata quhet më e përkeqësuar kur këto “gunga” shfaqin dhimbje apo ndjeshmëri kur i prekni, kur qëndrojnë të enjtura për një kohë të gjatë, kur shoqërohen me simptoma të tjera si lodhje kronike, kollë, të dridhura, temperature etj.

Në këto raste duhet të konsultoheni menjëherë me mjekun./ Burimi: healthyfoodteam.com

Postime të ngjashme

Si mund të humbasë peshë në mënyrë të shëndetshmë një person obez?
Çfarë ndodh me foshnjën nëse diabeti i shtatzënisë nuk mbahet nën kontroll
Obeziteti gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të ndikojë në shëndetin e fëmijës
Sheqeri i lartë në gjak gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të mbahet nën kontroll
Mjekja tregon keqkuptimin më të madh në lidhje me obezitetin
Pse qumështi i gjirit është kaq i rëndësishëm për shëndetin dhe zhvillimin e foshnjës
Sa shpesh duhet të bëjnë kontrolle personat me obezitet dhe kur duhet të nisin ato?
Mjekja shpjegon pse rënia në peshë nuk është gjithmonë në dorën e pacientit