Mbase ju duket që ju nevojitet një jetë e tërë që tju rriten flokët, mirëpo ekzistojnë truke me të cilat në mënyrë natyrore mund të shpejtoni rritjen e tyre. Flokët rriten maksimumi 1 centimetër në muaj, por rritja e tyre mund të stimulohet, megjithëse brenda disa kufijve.
1. Për t’i rritur flokët në mënyrë natyrale, duhet të kurohen, duke evituar lyerjen e shpeshtë të tyre, piastrën dhe trajtime të tjera për flokët.
2. Kujdes i veçantë duhet treguar edhe në zgjedhjen e shampos dhe balsamit për flokët, si dhe duhen prerë majat e dyfishta të flokëve, në mënyrë që të mos dëmtohet pjesa e shëndetshme e tyre.
3. Shmangni ndryshimet ekstreme të ngjyrës së flokut, pasi është një shkatërrim i garantuar, si dhe nxehtësitë e tepërta gjatë krehjes apo modelimit të tyre.
4. Për stimulimin e rritjes së tyre këshillohet që një herë në dy javë t’i shpëlani me ujin e rozmarinës, pasi kjo e fundit të jetë zierë në të.
5. Rrënja e flokut ka nevojë që një herë në javë të masazhohet me delikatesë para larjes, pasi kështu stimulohet rritja e tij.


