Si ta përgatisni vitaminën C në shtëpi!

Përgatiti për shëndeti.com.al: Elena Beta

limo 0Vitamina C mund të gjendet në shumë ushqime që konsumohen në baza ditore dhe mund të përdoret gjithashtu si një dietë shtesë. Shumica e kafshëve mund të sintetizojnë këtë vitaminë endogjene, por njerëzit nuk janë në gjendje për ta bërë këtë, prandaj duhet ta konsumojnë atë nëpërmjet ushqimit.

Vitamina C është përdorur zakonisht për të luftuar gripin dhe ftohjen dhe është thelbësore për rigjenerimin e indeve në trupin tonë. Ajo është gjithashtu e pasur me antioksidantë, të cilat ndihmojnë në luftimin e radikaleve të lira. Kjo është thelbësore për funksionimin e duhur të trupit tonë. Trupi nuk mund ta prodhojë këtë vitaminë esenciale, prandaj  ne duhet ta konsumojmë atë nga një burim i jashtëm, nëpërmjet ushqimit apo shtesave.

Vitamina C e përgatitur në shtëpi lejon 100% asimilimin nga trupi jonë.

Ja si mund ta përgatisni vitaminën C në shtëpi!

Merrni vetëm lëkurën e limonave dhe vendosini në një enë më ujë për 24 orë. Pasi të thahen i vendosni lëkurat në blender dhe i bluani ato. Vendosni pluhurin në një enë hermetike dhe mbajeni në një vend të freskët.

Lëkura në krahasim me frutin, përmban shumë më tepër vitamina dhe minerale. Për shembull, një lugë gjelle lëvore limoni ka dy herë më shumë vitaminë C dhe tri herë më shumë fibër se një tul limoni.

Merrni një lugë nga kjo vitaminë C e përgatitur në shtëpi çdo ditë. Atë mund ta shtoni në supë, sallatë dhe lëngje, pse në çdo lloj tjetër ushqimi.

Burimi: yourhealthycupoftea / shendeti.com.al

 

Postime të ngjashme

Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e plagëve dhe pezmatimeve të lëkurës
5 ushqimet më të mira për lehtësimin e dhimbjeve të stomakut
6 ushqime që ulin sheqerin në gjak në mënyrë natyrale
5 ushqime shumë të rëndësishme për përmirësimin e shëndetit mendor
5 fruta që ndihmojnë në pastrimin e mëlçisë
Qershitë – Fruti i vogël me fuqi të mëdha
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit