Si të eliminoni ngjyrën e zezë të lëkurës tek zona pubike (rrëzë kofshës)

Kjo gjendje ndodh veçanërisht tek njerëzit me lëkurë të errët dhe tek ata mbipeshë.

zona pubikeShkaqet e këtij çrregullimi nuk bëhen të ditura plotësisht, por gjithashtu, personat me diabet tip 2 kanë prevalencë më të lartë për t’u prekur nga kjo gjendje. Përveç diabetit, shkaktarë të tjerë janë  çekuilibri hormonal, tumoret dhe faktorët gjenetikë.

Disa mënyra për ta zbardhur këtë pjesë delikate të trupit janë:

Aloe Vera:  mund të ndihmojë lëkurën të bëhet më e bardhë dhe të minimizojë problemet e ndryshme . Aloe Vera  gjithashtu luan rol të rëndësishëm në parandalimin e kancerit dhe rigjeneron qelizat e lëkurës. Merrni pak xhel nga bima Aloe vera dhe aplikojeni mbi lëkurën e errët. Mbajeni për 2 minuta dhe lajeni zonën e prekur vetëm me ujë. Përsëriteni shpesh këtë proces për rezultate më të shpejta.

Sodë buke dhe ujë: përzierja e sodës së bukës dhe ujit ka qënë e suksesshme në çrrënjosjen hiper-pigmentimit që formohet rreth zonës publike. Përzieni pak sodë buke dhe ujë derisa të formohet një paste e trashë. Vendoseni pastën në zonën pubike dhe të lëreni të thahet. Lajeni pas disa minutash. Përsëriteni këtë process 2 herë në javë.

Kastravec: aplikoni lëng kastraveci në zonën pubike ( mund ta përzieni me shafran Indie) dhe lajeni zonën pas 20 minutash.

Lëng limoni dhe mjaltë: Përzieni pak lëng limoni me një lugë gjelle mjaltë. Aplikojeni atë në zonat e errëta dhe mbajeni për 20 minuta. Më pas lajeni zonën e prekur dhe aplikoni krem hidratant.

Këto metoda alternative mund t’ju ndihmojnë shumë nëse i  zbatoni rregullisht.

Përgatiti për “Shëndet+”: Elena Beta

Burimi: Healthy Food and Advice

Postime të ngjashme

Polifenolet: Sekreti i të ushqyerit të shëndetshëm dhe mirëqenies
Qetësia mendore në punë: 6 mënyra për të ulur stresin dhe për t’u përqendruar
Kastraveci: Këto janë përfitimet e tij më të rëndësishme
Zakonet që do t'ju "shpëtojnë" nga fryrja e barkut
Këto 3 vitamina që ekspertët rekomandojnë të mos i merrni me stomak bosh
Sa kafe mund të pimë në ditë pa rrezikuar shëndetin? Ja çfarë thonë studimet
Brokoli apo lulelakra: Cila ka më shumë fibra dhe cila është më e shëndetshme?
3 rregulla të thjeshta për të humbur peshë shpejt