Për të eliminuar pigmentin e errët të buzëve mund të përdorni metoda natyrale të cilat janë tepër efektive. Ja disa rekomandime që ju sjellim, gati për t’i vënë në punë:
Rekomandohet të mbani gjithmonë buzët të hidratuara dhe të konsumoni 8 gota ujë çdo ditë për të ruajtur një ekuilibër të shëndetshëm.
Për më tepër, kur dilni nga shtëpia aplikoni një balsam buzësh me filtra mbrojtës +15, për të mbrojtur buzët nga rrezet e diellit duke zvogëluar pigmentimin e tyre.
Për të eliminuar qelizat e vdekura të lëkurës përgatisni këtë balsam natyror.
Përbërësit:
- 1 lugë çaji mjaltë
- 3 lugë çaji sheqer kaf
- gjysmë lugë çaji lëng limoni
Përzieni 1 lugë çaji mjaltë (mund të përdorni mjaltë të papërpunuar) dhe 3 lugë të vogla sheqer kaf. Ngroheni pak masën e krijuar.
Përziejeni mirë kombinimin derisa të krijohet një masë homogjene. Kur përzierja të trashet, shtoni lëng limoni (rreth gjysmë lugë çaji).
Për hidratimin mund të përdorni vaj bajame.
Si të përdorni atë:
Aplikojeni këtë përzierje në buzë dhe masazhoni buzët butë me lëvizje rrethore për një minutë. Pastaj, lajini me ujë të ngrohtë.
Më pas aplikoni disa pika vaj bajame në buzë. Bëjeni këtë procedurë për disa kohë para se të shkoni në shtrat dhe së shpejti ju do të shikoni rezultatet.
Përgatiti për “Shëndet+”: Elena Beta/ Burimi: http://www.myilifestyle.com/


