Si të forconi memorien dhe përqendrimin gjatë sezonit të provimeve

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka

Sezoni i provimeve po afron, informacioni që duhet memorizuar është i madh dhe koha e paktë. Ja çfarë duhet të konsumoni për ta përmirësuar sa më shumë kujtesën:tru

Bajame – Bajamet janë ilaçi më i mirë për përmirësimin e kujtesës. Ato janë të pasur me antioksidues dhe acide yndyrore omega 3, që forcojnë memorien. Për shkak të përmbajtjes së lartë të antioksiduesve, bajamet janë të mira gjithashtu edhe për sytë.

Ja si të përgatisni një recetë

  • Vendosni 5-10 bajame në një enë me ujë dhe lërini aty gjatë gjithë natës.
  • Mëngjesin tjetër, ua hiqni lëkurën dhe i shtypni.
  • Zieni ato me një gotë qumësht.
  • Shtoni pak sheqer ose mjaltë sa për shije.
  • Konsumojeni atë çdo ditë.

Rozmarina

Rozmarina është një tjetër erëz popullore për forcimin e memories. Vetëm nuhatja e aromës së saj mund t’ju ndihmojë shumë me kujtesë. Në një studim të vitit 2013 nga Universiteti Northumbria , në Britani, hulumtuesit shkencorë zbuluan se aroma e rozmarinës mund të ndihmojë në përmirësimin e kujtesës afatgjate.

  • Hidhni një lugë çaji rozmarinë të thatë në një filxhan me ujë të zier dhe lëreni të tretet për rreth 5 minuta. Nëse keni rozmarinë të njomë, hidhni një degëz rozmarinë në një filxhan me ujë të ngrohtë dhe lëreni për 3-5 minuta. Shtoni pak mjaltë nëse dëshironi dhe konsumojeni çdo ditë.

Vaji i peshkut

Vaji i peshkut mund të përmirësojë kujtesën falë niveleve të larta të acideve yndyrore omega 3. Acidi DHA tek vaji i peshkut ndihmon gjithashtu në parandalimin e formimit të pllakëzave të trurit të lidhura me sëmundjen e alcajmerit.

  • Merrni çdo ditë suplemente të vajit të peshkut, që të përmbajnë të paktën 600 mg DHA.
  • Mund të pëfshini gjithashtu në dietën ushqimore lloje të ndryshme peshku, si salmon, sardenjë, skumbri etj.

Kanellë dhe mjaltë

Kanella dhe mjalti janë të mirë për qetësimin e nervave dhe përmirësimin e kujtesës. Studime të ndryshe kanë treguar se vetëm nuhatja e aromës së kanellë mund të ndihmojë në përmirësimin e memories dhe funksionit njohës.

Konsumimi i mjaltit para se të flemë gjithashtu ndihmon në parandalimin e stresit metabolik gjatë natës.

  • Përzieni pak kanellë në një lugë çaji mjaltë organik.
  • Konsumojeni atë çdo natë për të paktën disa muaj.

Burimi: Top10HomeRemedies / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Erëzat që zvogëlojnë inflamacionin dhe forcojnë trupin
Çfarë duhet të bëni në mëngjes për tretje më të mirë gjatë gjithë ditës
5 shenja që tregojnë se sistemi juaj nervor është i mbingarkuar
5 ushqime që mund të bëhen të rrezikshme nëse nuk gatuhen siç duhet
Gjashtë këshilla të provuara shkencërisht për një tru të shëndetshëm
 Nga bananet te çokllata e zezë, 6 ushqime që ulin nivelet e stresit
Çfarë i bën kafja trupit dhe sa zgjat efekti i saj
Studimi i ri: Dieta me bazë bimore ul rrezikun e demencës