Recetë nga dietologia Blerina Bombaj
Mashurkat – gatimi bazë
- 0,5kg mashurka
- Salcë mesdhetare
- 3 lugë të mëdha vaj ulliri
- 2 lugë të vogla lëng limoni
- 2 hudhra mesatare
- kripë, piper
Përgatitja
Zieni 5min në avull mashurkat. I përzieni sa janë të ngrohta me salcën.
Më shumë alternativa
- Mashurka tradicionale: zëvendësoni lëngun e limonit me lëngun dhe lëkurën e një portokalli dhe hidhni përsipër feta bajamesh të pjekura.
- Spërkatini me borzilok të freskët, speca të kuq të grirë dhe djathë dhie.
- Shtoni pak pika salcë soje.
- Shtojini qepë sauté dhe kërpudha sauté mbi mashurkat dhe pak salcë soje.
- Mashurka me arome Azie: Kombinoni mashurkat e ziera pa salcën me 1lm salcë soje, 1lm xhenxhefil të grirë, 1lm uthull orizi, 1lm mjaltë, koliander të freskët dhe fara susami.
- Sallate “Nicoise”: Përzieni 1 kavanoz ton, ½ kupë ullinj, 1 vezë të zier të prerë në feta, 1 domate të prerë me mashurkat dhe salcën me 1lm mustarde, 2lm borzilok ose majdanoz ose kopër.
- Mashurka të marinuara: Kombinoni mashurkat pa salcën me 450gr fasule të ziera, 1 spec rrumbullak të kuq të prerë në fije, dhe 1 kupë qepë të kuqe të prerë në fije. Përziejini me ½ kupë vaj ulliri, ½ kupë verë të kuqe ose uthull, 1lv kripë, ½ lv piper, ½ kupë majdanoz dhe 3 hudhra të shtypura. Lëreni përzierjen të marinohet gjatë gjithë natës në frigorifer.
- Mashurka indiane me *Curry: Në një tas të madh rrihni 2lv lëng limoni, çerek kupë vaj ulliri, 1lv curry, 2lv salcë soje. Përzieni në to mashurkat e ziera bashkë me salcën e tyre dhe spërkatini me fara susami.