Si të heqim kilogramët pas shtatzënisë

Të rikthesh linjat trupore të mëparshme pas lindjes është pak e vështirë, por jo e paarritshme.

bark i dhjamosurBarku është zona më problematike që mundon shumicën e femrave. Dy javë pas lindjes mund të përballeni me bark të fryrë, të patonifikuar dhe të varur, por e rëndësishme është të gjeni vullnet dhe kohë për t’u kthyer në formën e duhur trupore.

Mund të filloni duke mbajtur regjimin e duhur ushqimor. Konsumoni ushqime të pasura me proteina, pa shumë kripë dhe të thjeshta për t’u tretur. Konsumoni perimet jeshile, si: spinaqi, sallatë jeshile, peshk dhe mishin e bardhë të pulës. Dietat nuk janë të rekomandueshme nga doktorët. Gjatë ditës mund të hani fruta dhe arra.

Gjumi është gjithashtu element i rëndësishëm, pasi trupi është dyfish më i lodhur pas lindjes dhe ka nevojë për rikuperim. Gjatë kohës së lirë mund të bëni aktivitete fizike (vrap, palestër). Ushtrimet për muskujt e barkut është e këshillueshme t’i zhvilloni pas muajit të tretë të lindjes.

/ Përgatiti për “Shëndet+”: Xhovana Kodra

Postime të ngjashme

7 shenja që tregojnë se jeni më të zgjuar nga sa mendoni
4 perime vjeshte që luftojnë inflamacionin
Siguria në kuzhinë: 6 gabime që duhen shmangur
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Lëngu i shegës: Pse duhet të jetë në dietën tuaj
Cilat shenja tregojnë mungesë pushimi dhe gjumi?
3 zakone të këqija të përditshme që ju shterojnë energjinë
Si ndikon vaji i ullirit në ngopje dhe kontroll të oreksit