Shenjat e nxira zgjasin për disa ditë, ato marrin ngjyrë blu në të verdhë dhe vjollcë dhe më pas zhduken dalëngadalë. Ju duhet të kini parasysh llojin e lëkurës suaj për të parë nëse ndonjëra nga mënyrat që do t’ju paraqesim më poshtë ju ndihmon të zhdukni shenjat e nxira brenda 1-2 ditësh.
Kompresë i ftohtë: sapo të vëreni se jeni nxirë nga ndonjë goditje apo nga ndonjë mënyrë tjetër, aplikoni kompresë të ftohtë me akull në vendin e lënduar në intervale kohore 5 minutëshe, në këtë mënyrë do të shmangni ngritjen e indeve. Akulli nuk e zvogëlon dhimbjen, por ai ngadalëson rrjedhjen e gjakut dhe në këtë mënyrë parandalon formimin e shenjave të nxira (mavijosura).
Pasi ta keni trajtuar plagën me kompresë të ftohtë, aplikoni një krem kundra nxirjeve mbi plagë. Një mënyrë alternative nëse nuk ju gjendet ky lloj kremi do të ishte të vendosnit një fletë lakre mbi lëkurën e lënduar sepse ajo do ta parandalojë enjtjen e zonës. Mbajeni fletën e lakrës për 1 orë dhe më pas hiqeni. Në vend të lakrës mund të përdorni edhe majdanoz. Duke e përsëritur këtë mënyrë disa herë në ditë.
Qepët: janë një mënyrë mjaft e mirë për të hequr të nxirat gjithashtu. Qepët kanë veti mjaft të mira anti-inflamatore. Priteni një kokërr qepë në rrathë të hollë dhe me anë të një garze (nape) vendosini në zonën e nxirë dhe mbajeni për 1-2 orë. Përsëriteni këtë mënyrë disa herë gjatë ditës.
Pambuk me uthull: lagni një copë pambuku me uthull të fortë rrushi dhe do të përmirësojë qarkullimin e gjakut dhe zbehjen e shenjave të nxira.
Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi


