Si të hiqni “të nxirat” (mavijosurat) shpejt në mënyra natyrale

Përshtati në shqip për  www.shendeti.com.al : D.Bardhi

Shenjat e nxira përvec se janë shumë të dhimbshme nuk janë aspak estetike dhe duan një kohë relativisht të gjatë për t’u hequr.

Ja disa mënyra natyrale që ndihmojnë në zbehjen e tyre brenda 2 ditëve:

e nxireVitamina K: është një mënyrë mjaft efektive për të trajtuar koagulimin e gjakut dhe dëmtimin e indeve. Ajo gjendet në perimet me gjethe jeshile, kryesisht tek brokoli, kale dhe lakra e brukselit. Hidhni pak lakër Brukseli, kale dhe brokoli në mikser dhe përziejni derisa të formohet një masë homogjene. Masën e krijuar vendoseni në zonën e nxirë dhe lidheni me napë. Mbajeni për 1 orë.

Uthull molle + ujë i ngrohtë: bëni disa herë në ditë kompresa me ujë të ngrohtë dhe uthull molle në zonën e nxirë.

Qepë: kanë veti anti-inflamatore dhe ndihmojnë në riparimin e qelizave të dëmtuara të lëkurës si dhe lehtësojnë dhimbjet. Lagni një napë me lëng qepë dhe vendoseni në zonën e nxirë.

Burimi: Choose Healthy Life

Postime të ngjashme

Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e plagëve dhe pezmatimeve të lëkurës
5 ushqimet më të mira për lehtësimin e dhimbjeve të stomakut
6 ushqime që ulin sheqerin në gjak në mënyrë natyrale
5 ushqime shumë të rëndësishme për përmirësimin e shëndetit mendor
5 fruta që ndihmojnë në pastrimin e mëlçisë
Qershitë – Fruti i vogël me fuqi të mëdha
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit