Përgatiti për gazetën “Shëndet+”: Elena Beta
Barku i sheshtë dhe me muskuj është ajo që të gjithë synojnë, por shumë pak prej nesh mund ta arrijnë këtë.
Stërvitja rutinore në shtëpi është e përkryer për ata që nuk pëlqejnë të shkojnë në palestër, në mënyrë që të marrin rezultate më të shpejta dhe më të mira. Ushtrimet janë të rekomanduara nga instruktori i famshëm i palestrës Mike Chang. Për këto ushtrime nuk do të keni nevojë për ndonjë pajisje të veçantë, vetëm për vullnetin tuaj të fortë dhe përkushtim. Gjëja më e mirë është se mund ti bëni këto ushtrime në komoditetin e shtëpisë tuaj.
Secili ushtrim duhet të përsëritet 3 herë. Ju nuk duhet të bëni pushim mes ushtrimeve të ndryshme!
Provojini ato dhe mos harroni të qëndroni pozitiv dhe të motivuar, rezultatet e mahnitshme do të jenë të pashmangshme!
Instruksionet mund t’i gjeni në videon e mëposhtme!
Burimi: topnaturaltips.com/shendeti.com.al


