Si të kontrolloni rrahjet e shpeshta dhe të parregullta të zemrës në shtëpi

Rrahjet e shpeshta të zemrës mund të ndikojnë në atak kardiak dhe në sëmundje të tjera të zemrës. Për të parandaluar sëmundjet e zemrës dhe rrahjet e shpeshta të saj duhet të praktikonin teknikat e reduktimit të stresit, shqyrtoni medikamentet që përdorni, hani në mënyrë të shëndetshme dhe bëni aktivitet fizik.

heart-attackSa të vini re rrahje të shpeshta dhe të parregullta të zemrës, uluni dhe mbështesni këmbët. Merrni frymë ngadalë dhe thellë. Nëse përqëndroheni në frymëmarrje të ngadaltë dhe të qëndrueshme zemra do të kthehet në ritmin e saj normal.

Kollituni me forcë: pas kollitjes rritet presioni i gjakut brenda gjoksit dhe do të rivendoset  ritmi i rregullt i zemrës.

Pini pak ujë: kjo gjë nuk ju jep rezultate të menjëhershme, por ju ndihmon të qetësoheni. Duhet të keni parasysh se ujin duhet ta pini ngadalë dhe me gllënka të vogla.

Lani fytyrën me ujë të ftohtë: kjo gjë do t’ju qetësojë dhe s’do të lejojë që të pësoni ndonjë atak kardiak.

Hani dhe pini në mënyrë të moderuar: dieta është shumë e rëndësishme për njerëzit që kanë probleme me zemrën. Hani peshk, perime, fruta. Hani ngadalë që ushqimi të tretet më shpesht dhe mos t’i shkaktoni mbingarkesë trupit.

Reduktoni stresin dhe flini mirë: stresi është një nga shkaktarët kryesorë të sëmundjes së zemrës. Flini të paktën 7-8 orë në natë.

Bëni ecje çdo ditë nga 30 minuta. Mos bëni ushtrime intensive sepse rrisin rrahjet e zemrës

Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi

Postime të ngjashme

Tre perime që ndihmojnë lëkurën të shkëlqejë dhe të duket më e shëndetshme gjatë verës
9 ushqime të shëndetshme që shuajnë urinë
Koha më e mirë për të marrë suplemente magnezi, sipas ekspertëve
Ndahet nga jeta doktori i njohur pediatër Edi Tushe
6 shenja që tregojnë se nuk po pini ujë të mjaftueshëm
Trump thyen rekordet, 22 specialistë marrin pjesë në kontrollin e tij mjekësor
Dy fëmijë humbin jetën nga fruthi! Rriten rastet e infektimit në Britaninë e Madhe, ndërsa shkalla e vaksinimit bie
Si ta lehtësoni menjëherë djegien nga dielli me aloe vera