Si të kuroni çdo pjesë të trupit vetëm me disa truke të thjeshta

Të keni kontroll mbi të gjitha pjesët e trupit është diçka e vështirë. Ka kaq shumë funksione të trupit dhe reagime të cilat nuk I kuptojmë të cilat na bëjnë të ndjehemi të pafuqishëm. Megjithatë ka disa truke të cilat ju ndihmojnë të kontrolloni dhe të mësoni se si funksionon trupi juaj.

prek trupinPër lehtësimin e dhimbjes të kokës /migrenës: Pika që duhet tët masazhoni është e vendosur në mes të gishtit të madh dhe gishtit tregues. Përdorni gishtin e madh dhe gishtin tregues të dorës tjetër për të shtypur muskulin nga të dyja anët. Stimulimi i kësaj pike gjithashtu ndihmon në largimin e dhimbjeve të dhëmbëve dhe dhimbjet e shpatullës.

Për një kujtesë më të mirë afat-gjatë: Nëse doni të mbani mend diçka, përsëriteni atë para se të shkoni për të fjetur. Nëse keni një provim të rëndësishëm apo prezantim një ditë më pas, përsërisni atë gjë që doni të mbani mend para se të shkoni për të fjetur. Kjo metodë ka rezultuar e suksesshme.

Për të ndaluar gjakderdhjen nga hunda: Kjo teknikë mund të jetë e re për disa prej jush. Për të ndaluar gjakderdhjen, ju duhet të shtypni mishrat e dhëmbëve të sipërme,  mund të përdorni disa copa pambuku ose garzë për ta bërë këtë.

Për të qetësuar nervat: Përdorni ujë të ftohtë, shpëlani fytyrën me ujë të ftohtë (sa më të ftohtë të jetë e mundur) – është një mënyrë e mirë për të qetësuar veten ndërsa jeni të acaruar. Është edhe më mirë në qoftë se ne të njëjtën kohë mbani frymën.

Përgatiti për “Shendet+”: Elena Beta

Burimi: http://www.healthyandnaturalworld.com/

 

Postime të ngjashme

Cilat shenja tregojnë mungesë pushimi dhe gjumi?
3 zakone të këqija të përditshme që ju shterojnë energjinë
Si ndikon vaji i ullirit në ngopje dhe kontroll të oreksit
A na hidraton vërtet çaji i ftohtë? Çfarë thonë ekspertët
Kafeja e mëngjesit: Çfarë i ndodh vërtet trupit tuaj kur e pini?
Noti në det: 7 gabime që duhet t’i shmangni për shëndetin tuaj
34, 60 dhe 78 vjeç! Moshat kur organizmi ndryshon më shumë
Çfarë duhet të bëni nëse sytë tuaj thahen nga kondicioneri?