Si të kuroni në shtëpi djegiet nga rrezet e diellit!

Përgatiti për “ www.shendeti.com.al”: Elena Beta

djegie2Djegia nga dielli ndodh kur lëkura ekspozohet shumë ndaj rrezatimit të diellit. Ka shumë produkte të cilat mund t’i keni në shtëpi që ju ndihmojnë për trajtimin e djegieve nga dielli të cilat mund t’i përdorni gjithashtu për të zbutur lëkurën e ashpërsuar, për të redukuar inflamacionin si dhe për t’u shëruar më shpejt.

Para së gjithash, Dr. Jennifer Robinson, dermatologe në  klinikën “VitaDocs” thotë se nuk duhet të plasni flluskat, nëse nuk është e dhimbshme dhe e madhe. Lëngu në flluskë e mban lëkurën nën flluskë  të pastër dhe të pa dëmtuar.

Aloe Vera është një nga përbërësit më të mirë natyrorë që mund të përdorni për të zbutur lëkurën e nxirë nga dielli dhe për të trajtuar djegien nga dielli. Aloe Vera përmban shumë përbërës të cilët e bëjnë atë një hidratant të shkëlqyer me efekte shumë të mira në shërimin e plagëve. Aloe Vera gjithashtu ka veti anti-inflamatore të cilat mund të ndihmojnë uljen e inflamacionit shkaktuar nga rrezet e dëmshme të diellit.

Thjesht lyeni pjesën e dëmtuar të lëkurës me xhelin e nxjerrë prej gjethes Aloe Vera.

Mjalti është një nga përbërësit më të pastër e natyrës dhe mund të bëjë mrekulli për lëkurën tuaj. Mjalti ndihmon për të mbajtur lëkurë të shëndetshme dhe mund të përdoret për trajtimin e lëkurës së irrituar nga djegja prej rrezece të forta të diellit.

Ju mund të aplikoni mjaltë direkt në lëkurën e djegur nga dielli për të lehtësuar acarimin, skuqjen dhe të përshpejtoni procesin e shërimit.

Gjithashtu mund të kombinohen mjaltë me aloe vera për të bërë një trajtim shumë efektiv natyror.

Burimi: healthyandnaturalworld / shendeti.com.al

 

Postime të ngjashme

Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e plagëve dhe pezmatimeve të lëkurës
5 ushqimet më të mira për lehtësimin e dhimbjeve të stomakut
6 ushqime që ulin sheqerin në gjak në mënyrë natyrale
5 ushqime shumë të rëndësishme për përmirësimin e shëndetit mendor
5 fruta që ndihmojnë në pastrimin e mëlçisë
Qershitë – Fruti i vogël me fuqi të mëdha
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit