Si bazë për çdo maskë, përdorni ½ filxhan kos. Në sajë të acideve yndyrore, antibakterialëve dhe probiotikëve që përmban, ky produkt ju ndihmon të mbani lëkurën të pastër dhe të butë, thotë Uitni Boe, dermatologe në Nju Jork.
Në qoftë se lëkura juaj është e thatë
Shto në kos: avokado dhe vaj ulliri
Gërryeni tulin e avokados. Përzieni me kos, pastaj përzieni 1 lugë gjelle vaj ulliri për të formuar një paste uniforme. Aplikojeni në fytyrë dhe relaksohuni për 15 minuta. Shpëlajeni me ujë të ngrohtë.
Në qoftë se lëkura juaj është me puçrra
Shto në kos: banane dhe shafran i Indisë
Merrni një gjysëm banane të qëruar dhe përziejeni me kos, pastaj hidhni 1 lugë gjelle pluhur shafran i Indisë. Lereni maskën të veprojë në lëkurë për të paktën 10 minuta. Shpëlajeni me ujë të vakët.
Në qoftë se lëkura juaj është pa shkëlqim
Shto në kos: limon, mjaltë dhe kanellë
Kjo recetë eleminon qelizat e vdekura dhe rrit qarkullimin për ndriçim të menjëhershëm.
Kombinoni 1 lugë gjelle nga secili përbërës. Vendoseni pa kursim në fytyrë (duke shmangur zonën e syve), pastaj fshijeni me një leckë të ngrohtë pas 15 minutash./Përgatiti për “Shëndet+”: Elena Beta


