Si të lehtësoni dhimbjet e dhëmbit në kushte shtëpie

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka

Nëse keni dhimbje dhëmbi, duhet të vizitoheni menjëherë tek një dentist para se problemi të përkeqësohet. Për të lehtësuar dhimbjet përkohësisht mund të përdorni këto kura natyrale:dhimbje dhembi

Piper dhe kripë

Kripa e përzier me piperin ndihmon në lehtësimin e dhimbjeve të dhëmbit, pasi të dy përbërësit kanë veti antibakteriale, antiinflamatore dhe analgjetike.

  • Përzieni kripën me piperin në sasi të njëjtë dhe shtoni pak ujë për të formuar një pastë.
  • Aplikojeni pastën tek dhëmbi i prishur dhe mbajeni ashtu për disa minuta.
  • Përsëriteni këtë trajtim disa herë.

Hudhra

Hudhra gjithashtu shërben si bimë mjekësore për lehtësimin e dhimbjes së dhëmbit.

  • Përzieni pak hudhër të grirë me kripë dhe aplikojeni tek dhëmbi i prishur për të lehtësuar dhimbjet.
  • Përsëriteni këtë trajtim për disa ditë.

Qepa

Qepa ka veti antiseptike dhe antibakteriale që kontrollojnë dhimbjen e dhëmbit. Ajo lehtëson dhimbjet duke vrarë mikrobet që shkaktojnë infeksione.

  • Sapo të nisë dhimbja e dhëmbit, përtypni pak qepë të qëruar për pak minuta që t’ju lehtësohen dhimbjet.
  • Nëse nuk mund ta përtypni, vendosni një copë qepë direkt tek dhëmbi i prishur.

Burimi: Top 10 Home Remedies / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e plagëve dhe pezmatimeve të lëkurës
5 ushqimet më të mira për lehtësimin e dhimbjeve të stomakut
6 ushqime që ulin sheqerin në gjak në mënyrë natyrale
5 ushqime shumë të rëndësishme për përmirësimin e shëndetit mendor
5 fruta që ndihmojnë në pastrimin e mëlçisë
Qershitë – Fruti i vogël me fuqi të mëdha
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit