Si të lehtësoni shqetësimet e stomakut dhe tretjes

Blerina Bombaj, dietologe

Alergjitë dhe sëmundje te ndryshme i bëjnë zorrët tona delikate dhe tretja vështirësohet. Por, një shëndet i mirë fillon pikërisht nga zorrët. Disa fruta përmbajnë sheqer i cili asimilohet shumë lehtë në gjak, ndërsa disa të tjera përmbajnë formë sheqeri i cili fermentohet dhe shkakton gazra që akumulohen në zorrë.

Kjo situatë e përkeqëson gjendjen e mureve të zorrëve të cilat mund të jenë të acaruara nga situata të ndryshme shëndetësore, si alergjitë apo viruset. Raporti i fruktozës me glukozën në një frut si dhe përqendrimi i fibrave në to përcakton sasinë e asimilueshme të sheqerit. Sa më i madh raporti glukozë/fruktozë, aq më miqësore janë frutat me aparatin tretës.

Frutat më miqësore për zorrët delikate apo të acaruara

  • rrushi i bardhë
  • luleshtrydhet
  • mjedrat
  • boronicat
  • ananasi
  • portokalli

Frutat më të ashpra** për zorrë të irrituara (por më të mirat për kapsllëkun)

  • kumbullat vishnje
  • dardhët
  • qershitë e ëmbla
  • pjeshkat
  • mollët

*Nëse vuani nga diarreja, lëngu i rrushit të bardhë është shumë i përshtatshëm pasi përmban glukozë/fruktozë në raport të barabartë. Përmbajtja e lartë e frutave në glukozë ndihmon asimilimin e tij dhe shumë pak mbetet të fermentohet. Lëngu i rrushit të bardhë përmban shumë pak sorbitol dhe kjo gjithashtu ndihmon kur zorrët janë të acaruara.

**Arsyeja përse këto fruta i quajmë më pak miqësore është për faktin se ato kanë një raport më të madh të fruktozë/glukozës, përmbajnë më shumë fibra si dhe përmbajnë më shumë sorbitol (një irritues i zorrëve). Nëse vuani nga zorrë të acaruara, këto fruta duhet t’i evitoni. Nëse vuani nga kapsllëku apo zorrë dembele, atëherë mund të përfitoni nga këto fruta./ Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Çfarë është hormoni GLP-1 dhe sa i rëndësishëm është për organizmin?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim