Si të luftoni “mungesën e gjumit” me metoda natyrale

Shpesh na ndodh të përballemi me problemet që vijnë nga mungesa e gjumit ( lodhje, dobësim i trupit). Zbuloni se si të përdorni vajrat e duhur esencialë për të trajtuar këto probleme:

vaj esencialeLivando: vaji i livandos është një nga vajrat që ka aftësi t’ju ndihmojë me gjumin. Hulumtuesit kanë arritur në disa përfundime premtuese. Pas injektimit të kafeinës tek minjtë u vu re tek ta një gjendje hiperaktive. Një grup i studiuesve zbuloi se era e livandos ndikoi për t’i sjellë ata përsëri në gjëndje normale.

Një tjetër studim arriti në përfundimin se nëse lani këmbët me livando mund të rrisni qarkullimin e gjakut. Aplikimi i disa pikave nga ky vaj në trup para se të shkoni në shtrat është tepër efektiv dhe ju ndihmon të bëni një gjumë të qetë.

Sanëz: Studiuesit thonë se acidi valerenik, përbërës i vajit të sanëzës, ka efekte qetësuese. Shumë njerëz pinë pak nga ky vaj të tretur në një gotë me ujë, gjysmë ore para gjumit. Ka efektë të mahnitshme.

Kamomil: Hulumtuesit raportojnë se vaji i kamomilit mund të shërbejë si një qetësues për nervat dhe për të ulur ankthin, makthet, si dhe për të stimuluar gjumin./Përgatiti për “Shëndet+”: Elena Beta

 

Postime të ngjashme

Si ndikon vaji i ullirit në ngopje dhe kontroll të oreksit
A na hidraton vërtet çaji i ftohtë? Çfarë thonë ekspertët
Kafeja e mëngjesit: Çfarë i ndodh vërtet trupit tuaj kur e pini?
Noti në det: 7 gabime që duhet t’i shmangni për shëndetin tuaj
34, 60 dhe 78 vjeç! Moshat kur organizmi ndryshon më shumë
Çfarë duhet të bëni nëse sytë tuaj thahen nga kondicioneri?
Çfarë i ndodh trupit tonë kur kalojmë shumë orë në diell?
Shalqiri: 8 përfitime shëndetësore që mund të mos i keni ditur